Astma: Lista e kontrollit për shkaktarët e ndryshëm

Një shkaktues i astmës është çdo gjë që sjell ose përkeqëson simptomat e astmës. Shkaktuesit e zakonshëm të astmës mund të ndahen në afërsisht 2 grupe:

• Substanca të quajtura alergjen-ë që shkaktojnë një reaksion alergji-k në trup, një simptomë e cila mund të jetë astmë;  dhe

• Substanca të tjera dhe rrethana që përkeqësojnë astmën pa përfshirjen e një reaksioni alergjik.

Njohuria mbi shkaktarët e astmës suaj dhe si ti shmangni ato, janë aspekte të rëndësishme në kontrollin e astmës tuaj.

Alergjenët

  • Merimanga e Shtëpisë (HDM). Këto janë krijesa të vogla të ngjashme me këpushat dhe merimangat që jetojnë me dhjetra e mijëra në pluhurin e shtëpive tona, veçanërisht në qoftë se ajri është i ngrohtë dhe i lagësht. Fekalet e merimangës së shtëpisë nëse thithen me anë të hundës, mund të shkaktojnë simptoma të astmës.
  • Poleni (kryesisht nga bari, pemët ose barërat e këqija). Jo vetëm që shkakton rinit alergjik tek njerëzit me alergji nga polen-i, por ai mund të shkaktojë dhe sulmet e astmës në njerëzit e prekshëm. Në përgjithësi, nivelet e polenit në ajër janë më të larta në verë, edhe pse poleni i barit mund të shkaktojë probleme gjatë gjithë vitit në njerëzit që jetojnë në rajonet e ngrohta. Poleni që kryesisht shkakton astmë është nga speciet bimore si bari i thekrës, barërat e këqija “Mallkimi i Peterson-it” dhe pemët e rrugëve të tilla si dushku, vidhi dhe mështekna. Një fenomen i quajtur “astma stuhi” mund të ndodhë në kushte të lagështirës, p.sh. para një stuhie, kur lagështia e lartë shkakton thyerjen e kokrrave te polenit dhe lirimin e granulave të vogla në niseshtore, të cilat mund të thithen në mushkëri më lehtë se kokrrat e mëdha të paprekura të polenit, duke rezultuar në një rritje të numrit të personave me simptoma të astmës gjatë një kohe stuhie.

Pages: 1 2 3 4