Astma - qumështi dhe nënproduktet e tij

Mitet mbi mukusin

Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se njerëzit me astmë duhet të shmangin qumështin dhe nënproduktet e tij, pasi thuhet se ato nxitin prodhimin e mukus-it dhe rrjedhimisht shkaktojnë sulmet e astmës. Ky perceptim daton më shumë se 2000 vjet më parë, kur disa sisteme të mjekësisë alternative i atribuan konsumimit të qumështit, prodhimin e tepërt të mukusit.

Sipas specialistëve më me emër në fushën e imunologji-së klinik-e dhe alergji-së, është e rrallë që qumështi dhe nënproduktet e tij të shkaktojë një sulm të astmës.

Alergjitë e vërteta nga qumështi i lopës, shkaktohen nga një proteinë e qumështit dhe mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri simptomash, duke përfshirë urtikarie, ekzemë, vjellje, diarre dhe frymëmarrje të shpejtë.

Si ndikojnë në astmë qumështi dhe nënproduktet e tij?

Kur qumështi konsumohet ai përkohësisht do të trashë pështymën në gojë, një ndjesi që shumë njerëz e ngatërrojnë me prodhimin e mukusit të frymëmarrjes. Kjo ndjesi nuk është për shkak të rritjes së prodhimit të mukusit – ndodh nga përbërja kremoze e vetë lëngut, ashtu sikundër ndodh dhe me lëngje të tjera që kanë strukturë të ngjashme.

Nuk ka prova klinik-e për të treguar se zvogëlimi ose ndalimi i konsumit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të astmës. Simptomat e astmës kryesisht  shkaktohen nga substancat që thithen (të tilla si alergjen-ët pluhur), jo ato që janë të ngrënshëm.

Disa njerëz mund të kolliten pasi kanë pirë qumësht të ftohtë, por kjo zakonisht ndodh për shkak të frymëmarrjes në ajër të ftohtë gjatë pirjes. Ngrohja e qumështit mund të ndihmojë.

Astma dhe dieta juaj

Reagim-et negative nga çdo ushqim, duke përfshirë nënproduktet e qumështit, janë relativisht të rralla në njerëzit me astmë – më pak se 5% të njerëzve me astmë janë të prekur nga ushqimet, pijet apo kimikatet e ushqimeve.

Nevoja për kalcium

Pages: 1 2