Nëse ndonjë nga efektet anësore rëndohet, ose nëse vëreni efekte që nuk janë të listuara në këtë fletudhëzues, referojini mjekut ose farmacistit tuaj.

ÇFARË ËSHTË AULIN DHE PËRDORIMI

Aulin është një bar josteroidal antinflamator me efekt qetësues për dhimbjet. Përdoret për trajtimin e dhimbjeve akute dhe dhimbjeve menstrual-e.

Para se t’ju përshkruajë aulinin, mjeku juaj do të vlerësojë benefitet e  përfituara nga përdorimi i ketij bari në raport me rrezikun e zhvillimit të efekteve anësore.

PARA SE TË PËRDORNI AULIN

Mos përdorni aulinin nëse:

  • Keni mbindjeshmëri (alergji) ndaj nimesulide ose ndonjë përbërësi tjetër të aulinit (listuar në seksionin 6 në fund të kësaj fletushke);
  • Janë verifikuar sindromat e mëposhtme pas përdorimit të aspirinë-s ose barnave të tjerë të tipit IJS:
    1. Vështirësi në frymëmarrje, shtërngim kraharori, marrje fryme (astmë);
    2. Bllokim i hundëve si pasojë e enjtjes së pjesës së brëndshme (polipe nazal-e);
    3. Skuqje e lëkurës /urtikaria;
    4. Enjtje e papritur e lëkurës ose mukozës, si ënjtje rreth syve, fytyrës, buzëve, gojës ose fytit, duke vështirësuar frymarrjen (angioedemë).
  • Pas terapisë me  IJS dhe efekte të tipit:
    1. Gjakderdhje në stomak ose intestine;
    2. Perforacion  në stomak ose intestine;
    3. Probleme me ulçera gastrike apo intestinal-e ose gjakderdhje (ulçeracion ose gjakderdhje që ndodhin të paktën dy herë);
    4. Gjakderje në tru (stroke);
    5. Cfardo problemi me gjakderdhjen apo problem si shkak i mos koagolimit të gjakut;
    6. Dëmtim të mëlçisë;
    7. Jeni duke marrë ilaçe të tjera qe njihen për ndikimin në mëlçi, p.sh. paracetamol apo ndonjë trajtim tjetër kundër dhimbjeve  ose IJS;
    8. Po merni barna që krijojnë varësi, apo keni zhvilluar varësi ndaj ndonjë substance;
    9. Konsumoni rregullisht pije alkool-ike;
    10. Keni zhvilluar një reagim në të kaluarën ndaj nimesulides që ka prekur mëlçinë;
    11. Dëmtim i rëndë i veshkave, jo nën dializë;
    12. Insuficienca e zemrës;
    13. Keni ethe apo grip (ndjenjë këputje në përgjithësi, temperaturë, të dridhura apo ethe );
    14. Jeni në tre muajt e fundit të shtatzënisë;
    15. Ushqeni me gji;
    16. Nuk duhet të përdoret aulin tek fëmijët nën 12 vjeç.

Kujdes!

Pages: 1 2 3 4 5 6