autizmi

Mundësia e të zhvilluarit me vonesë, mund të vërehet nga:  familja e fëmijës, profesionistët e shëndetësisë, kujdestari i fëmijëve apo mësuesi. Në qoftë se, vetëm disa nga sjelljet që lidhen me autizmin janë të pranishme, duhet të kërkohet një vlerësim për të konfirmuar ose për të eliminuar mundësinë e çrregullimit të spektrit të autizmit.

Vlerësimi

Një vlerësim i detajuar, në shumë disiplina siguron diagnozën e duhur. Pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur, shfaqin shenja çrregullimi rreth moshës 2 vjeçare, por, një konfirmim diagnoze, nuk mund të jetë e mundur deri në moshën 3 vjeçare ose më shumë.

Spektri i çrregullimit të autizmit mund të bashkëjetojë me çrregullime të tjera të tilla si paaftësia intelekt-uale dhe është e mundur që një diagnozë e saktë të mungojë. Është gjithashtu e mundur për njerëzit, që të arrijnë adoleshencën e tyre apo moshën madhore, pa arritur që të identifikojnë praninë e një çrregullimi të spektrit të autizmit.

Trajtimi

Nuk ka asnjë terapi ose metodë për trajtimin e çrregullimeve autike. Nevojat e çdo personi ndryshojnë në masë të madhe. Është pranuar përgjithësisht se programet intensive, të specializuara, të bazuara në programe edukative janë të nevojshme për fëmijët me autizëm. Fëmijët më të aftë përfitojnë në masë të madhe nga të qenit me bashkëmoshatarët e tyre në një ambient parashkollor ose në shkollë, por dhe për ta do të nevojitej dhënia e ndihmës.

Terapia ose qasjet e terapive mund të ndihmojnë në komunikimin e fëmijës, aftësinë sociale dhe zhvillimin kognitiv në një mënyrë të strukturuar dhe sistematike.

Ndërhyrja e shpejtë

Ndërhyrjet e menjëhershme janë të këshillueshme, njëkohësisht edhe programet shtëpiake dhe qendrat me programe të ndërhyrjes së shpejtë, në dispozicion të fëmijës me çrregullim autik. Megjithatë, prindërit vërejnë se fondet e qeverisë në këtë kohë të rëndësishme janë larg të mjaftueshmes. Shumica e fëmijëve të moshave shkollore kanë nevojë për një specialist në shkollë në mënyrë që të kenë mbështetjen e duhur.

Pages: 1 2