Biopsia e mëlçisë

Një biopsi e mëlçisë përfshin heqjen e një kampioni të vogël të indit nga mëlçia juaj në mënyrë që ajo të ekzaminohet për anomali. Është shumë e dobishme për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë problemet e mëlçisë dhe për të përcaktuar dhe shtrirjen e dëmtimit të mëlçisë, të shkaktuar nga sëmundje kronike si hepatit dhe nga alkoolizëm.

Biopsia e mëlçisë jep një informacion më të hollësishëm lidhur me shëndetin e mëlçisë se sa mund të bëjë një analizë gjaku për funksionimin e mëlçisë dhe mund të ndihmojë të diagnostikohet shkaku i sëmundjes së mëlçisë. Mjeku juaj mund të vendosë t’ju rekomandojë një biopsi të mëlçisë pasi të keni bërë një test për funksionimin jo normal të mëlçisë.

Ka tre mënyra për të bërë biopsinë e mëlçisë. Ato njihen si biopsia perkutan-e, biopsia transvenoze dhe biopsia laparoskopi-ke.

Biopsia e mëlçisë realizohet në spital, kryesisht në bazë të një operacioni kirurgjik-al në kushte ambulatore ditore.

Para testimit

Meqenëse një biopsi e mëlçisë është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale, mjeku juaj mund t’ju bëjë një analizë gjaku për t’u siguruar që ju nuk keni probleme të hemorragjisë dhe mpiksjes së gjakut. Një skanim me ultratingull ose tomografi e kompjuterizuar e mëlçisë tuaj mund të bëhet për t’i ndihmuar mjekët që të lokalizojnë një zonë të veçantë të indit apo anomalisë nga të cilat do të merret kampioni.

Bisedoni me mjekun tuaj lidhur me çdo lloj medikamenti që jeni duke marrë. Disa medikamente mund t’ju nënshtrojnë ndaj një risku më të lartë për hemorragji. Këto përfshijnë ilaçet anti inflamatore josteroidale si aspirina dhe ibuprofen dhe hollues gjaku si varfarin (Coumadin). Mjeku juaj duhet të jetë në dijeni për këtë dhe t’ju këshillojë siç duhet për këtë gjë.

Do t’ju kërkohet të mos hani e pini 8 orë para testimit.

Biopsia perkutane e mëlçisë

Pages: 1 2 3