Përdorimet

Tek të gjitha tipet e parkinsonizmit (sëmundja Parkinson); simptoma piramidale të nxitura nga barnat.

Kundërpërdorimet

Kundërindikacion absolut është glaukoma këndngushtë; stenozë mekanike në traktin gastrointestinal dhe në megakolon.

Efektet anësore

Marrje mendsh, pagjumësi, konfuzion, asteni, halucinacion, tharje goje, hiperhidrozë, konstipacion, takikardi; përdorimi parenteral mund të shkaktojë ulje të presionit të gjaku-t.

Dozimi

Me rrrugë oral-e: në fillim 1 mg, 2 herë në ditë duke rritur gradualisht dozën deri në 2 mg, 3 herë në ditë. Doza mbajtëse është 3-12 mg, në doza të ndara. Injeksion intramuskular (I.M) dhe injeksion intravenoz (I.V) me injektim të ngadalshëm 2,5-5 mg, deri 4 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2 mg;

Injeksion: 5 mg/mL.