Injeksion-et e toksinave (toksinë) të botulinumit të tipit A zakonisht janë përdorur për qëllime kozmetike, por ato munden gjithashtu që të parandalojnë lloje të caktuara të migrenë-s, sugjerojnë kërkuesit.

Kërkuesit amerikanë gjetën se injektim-i i botoksit i administruar në glabella (zona në mes të vetullave, vetëm mbi hundë), ballë dhe fushën e syve është i lidhur me një zvogëlim të konsiderueshëm të dhimbjes së kokës  (Arch Dermatol 2010; 146: 159-63).

Efekti ishte më shumë i shprehur tek ato me dhimbje të forta dhe me migrenën e syrit. Ato përjetuan një reduktim të konsiderueshëm të normave të migrenës nga 7.1 ditë në muaj në 0.6 ditë. Megjithatë, efekti nuk ishte shumë i theksuar tek ato me dhimbje të forta të migrenës.

Autorët spekuluan se botoksi mund të ndikojë në rrugët sinjalizuese të sistemit nervor apo në bllokimin e dhimbjeve nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë anti-inflamator.