Përdorimet

Parandalim ose suprimim i laktacion-it; akromegali; parkinsonizëm (sëmundja Parkinson), amenorre.

Vërejtje të posaçme

Insuficienca renale ose hepatike mund të shkaktojë ulcerë tek pacientët me akromegali; tek pacientët me histori të çrregullimeve psikike.

Kundërpërdorimet

Mbindjeshmëri ndaj bromokriptinës; sëmundje e theksuar ishemi-ke e zemrës; çrregullimet e qarkullimit periferik; shtatzëni; nuk indikohet tek fëmijët nën 15 vjeç.

Efektet anësore

Hipotension, vazospazëm e gishtrinjëve, sidomos tek pacientët me sindromin Raynaud (Fenomeni Raynaud); depresion; halucinacion; pështirosje; konstipacion; spazëm e muskujve të këmbës.

Dozimi

Për parandalim dhe suprimim laktacioni 2.5 mg në ditën e parë ose për 2-3 ditë për suprimim dhe pastaj 2.5 mg 2 herë në ditë, gjatë 14 ditëve; për hipogandizëm, galaktorre, infertilitet, 1-1.25 mg në mbrëmje e rritur gradualisht deri 7.5 mg në ditë, në doza të ndara; akromegali, fillimisht 1-1.25 mg në mbrëmje e rritur deri në 5 mg çdo 6 orë, në raste të rralla deri 30 mg në ditë;

Parkinsonizëm, 1.25 mg 2 herë në ditë e rritur gradualisht deri në 30-90 mg në ditë në 3 doza të ndara.

Dozat dhe forma farmaceutike

Tableta: 2.5 mg, 10 mg.