Bronkiti - Cilat jane simptomat?

Bronkit-i nënkupton inflamacionin e bronkeve në mushkëri. Bronket janë korridore ajri që lidhin laringu-n ose trakenë me indet e mushkërisë. Trakeja lidh 2 bronket kryesore që degëzohen shumë herë, për të formuar një rrjet (bronkitet dhe bronkiolitet). Zakonisht inflamacioni është shkaktuar nga një infeksion viral, siç është e ftohura apo gripi ose një infeksion bakterial dytësor (bronkitet infektive). Megjithatë bronkitet mund të rezultojnë edhe nga inhalimi i substancave, që irritojnë mushkëritë, siç janë ndotësit kimikë, pluhuri, amoniaku (i përdorur për pastrimin e disa produkteve) dhe tymi. Njerëzit të cilët kanë probleme të tjera të mushkërive, siç është astma bronkiale, mund të përjetojnë atak të bronkitit ashtu sikundër edhe njerëzit me sinozitin kronik. Bronkiti zakonisht është i butë dhe nuk shkakton dëme afatgjata, por mund të bëhet serioz në njerëzit e moshuar, njerëzit që pinë duhan ose ato që janë në mënyrë të vazhdueshme të sëmurë nga zemra dhe mushkëritë.

Cilat janë simptomat e bronkitit akut?

Bronkit-i infektiv zakonisht ndodh në dimër. Ai zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me të ftohurën, lodhje dhe dhimbje fyti dhe më pas sjell zhvillimin e kollës. Kolla në fillim është e thatë dhe më pas bëhet më produktive. Nëse ataku është i rëndë, njerëzit mund të përjetojnë edhe temperaturë. Nëse simptomat janë të vazhdueshme ose përkeqësohen, mjeku mund t’ju dërgojë për një rreze X të kraharorit, për t’u siguruar që sëmundja nuk është zhvilluar në pneumoni. Pneumonia është një komplikacion serioz i bronkiteve.

Çfarë është bronkiti kronik?

Pages: 1 2 3