Çfarë është mbytja e thatë dhe mbytja dytësore?

Po, ju mund të mbyteni jashtë ujit. Stina e verës është një kohë për t’u kënaqur me ujin, por po ashtu me një rrezik më të lartë për t’u mbytur (asfiksuar). Shumë vetë nuk e kuptojnë që njerëzit mund të mbyten (asfiksohen) edhe pasi kanë dalë nga uji. Është një fenomen i rrallë i njohur si “asfiksia e thatë” ose “asfiksia dytësore”.

Ja se çfarë duhet të dini lidhur me asfiksinë e thatë apo atë dytësore.

Çfarë është asfiksia e thatë? Çfarë është asfiksia dytësore?

Ndërkohë që “asfiksia e thatë” dhe “asfiksia dytësore” nuk janë terma zyrtarë, asfiksia e thatë ndodh kur dikush merr frymë me sasi të vogla uji gjatë një ndeshje. Kjo i bën muskujt në rrugët e frymëmarrjes të kenë spazmë dhe e bën të vështirë frymëmarrjen.

Në asfiksinë dytësore lëngu futet në mushkëri, fenomen ky i quajtur edema pulmonare pas ndonjë incidenti të lidhur me asfiksinë. Ky lëng shkakton një frymëmarrje të vështirë.

Një person që ka pasur një asfiksi mund të jetë jashtë ujit apo duke ecur normalisht para se të bëhen të dukshme shenjat e një asfiksie të thatë. Por kjo jep si rezultat vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim të trurit, të njëjtë me atë të asfiksisë në ujë. Në qoftë se nuk trajtohet, mund të jetë vdekjeprurëse.

A është e rrallë asfiksia e thatë?

Asfiksi-a e thatë dhe ajo dytësore nuk janë të zakonshme. Të dyja bashkë shkojnë në deri në 1% deri 2% të asfiksive.

Cilat janë shenjat e asfiksisë dytësore?

Një person që ka thithur ujë mund të ketë:

  • Vështirësi të frymëmarrjes, dhimbje të gjoksit ose kollë.
  • Ndryshime të papritura në sjellje.
  • Lodhje të skajshme.

Këto shenja nuk është e lehtë të lokalizohen, veçanërisht tek fëmijët e vegjël të cilët normalisht mund të jenë nazelinj ose të lodhur pas një dite të gjatë në diell dhe në ujë. Në qoftë se fëmija juaj mundohet ose ka probleme ndërkohë që është në ujë, shikoni për këto shenja që mund të shfaqen orë më pas.

Çfarë duhet të bëni në qoftë se mendoni që dikush është i rrezikuar?

Pages: 1 2