Çfarë rezultatesh të presësh nga një lifting i qafës (tërheqje e lëkurës së qafës)

Lifting i qafës është një tërësi proçedurash për të përmirësuar pamjen e qafës tuaj. Këto proçedura mund të përfshijnë:

  • Heqje të lëkurës së tepërt;
  • Heqje ose ndryshim dhe përmirësim të muskujve të qafës;
  • Liposuksion, për të hequr dhjamin e tepërt;
  • Injektim botoksi, për t’iu adresuar problemeve me trashësinë e qafës ose pjesëve që duken tepër.

Sigurohuni që t’i dini mirë qëllimet tuaja

Ju duhet të jeni në formë shumë të mirë për të bërë lifting të qafës. Para operacionit, do të takoheni me kirurg-un për të diskutuar. Në këtë takim duhet t’i keni të ngulitura mirë në mendje qëllimet tuaja, pra çfarë do donit të ndryshonit.

Këto janë disa nga shqetësimet kryesore në lidhje me një lifting të qafës:

  • “Qafa e gjelit” (lëkurë e varur e qafës);
  • Dhjam i tepërt;
  • Lëkurë e tepërt.

Këshillimi juaj

Gjatë këshillimit tuaj me kirurgun ju duhet të rishikoni qëllimet tuaja dhe të mësoni më shumë për zgjidhjet që mund të jepni.

Qafa e gjelit: Kirurgu mund të rekomandojë një operacion që kryhet me të bërit e disa të çarave poshtë mjekrrës ose pas veshit, apo dhe në të dyja pozicionet, për të arritur tek  muskujt e qafës që quhem platizma. Ndonjëherë kjo procedurë mund të kërkojë dhe që të hiqen pjesë të vogla të muskujve.  Procedurat e reja i mundësojnë kirurgut të bëjë të çara më të vogla si dhe të përdorë endoskop-in (një kamerë e vogël në fundin e një tubi), për të përfunduar operacionin. Sigurohuni që të pyesni kirurgun tuaj për të gjitha mundësitë që keni gjatë këshillimit tuaj.

Një tjetër çështje që mund të diskutoni me kirurgun tuaj është lloji i anestezizë që do përdoret gjatë operacionit. Kjo varet nga mënyra si ju doni ta përballoni operacionin. Nëse doni të jeni në gjumë gjatë operacionit, duhet të kërkoni anestezi të plotë. Në rastin tjetër, kirurgu mund të përdorë anestezi lokale me sedatim. Gjithsesi zgjedhjen e keni ju në dorë.

Pages: 1 2 3 4