Cigaret elektronike: Terapi apo biznes?

Cigaret elektronike janë fishekë ose enë tymosëse, që rimbushen apo zëvendësohen, të cilat mbajnë një lëng që përmban nikotinë, solventë dhe aroma. Kur një person thith cigaren elektron-ike, ushtrohet një presion negativ mbi një pajisje që ndez një bateri për të nxehur solucion-in, i cili më pas grimcohet në një avull që mund të thithet.

A përmbajnë nikotinë cigaret elektronike?

Varësisht nga fisheku, ato mund të përmbajnë deri në rreth 16 mg nikotinë. Një enë ose fishek ka lëng të mjaftueshëm për rreth 250 “thithje”. Sidoqoftë, përqendrimet e nikotinës dhe volumet e lëngut plus kompozimet në lëngje mund të ndryshojnë varësisht nga prodhuesi.

A është e parrezikshme të përdoren cigaret elektronike?

Nuk dihet sa të parrezikshme apo sa të rrezikshme janë këto produkte. Megjithatë, nikotina konsiderohet që krijon shumë varësi dhe kjo duket se është shkaku për shqetësimin. Është raportuar se është zbuluar glycol-etilen në disa prej cigareve elektronike dhe substanca që shkaktojnë kancer-in, të quajtura nitrosamina në të tjera.

U deshën disa dhjetëvjeçarë për të përcaktuar probleme të lidhura me përdorimin e duhanit. Ka të ngjarë që do të duhet gjithashtu njëfarë kohe për të përcaktuar se sa të rrezikshme apo të parrezikshme janë cigaret elektronike. Ekspert-ët pretendojnë që në mënyrë që të ndalohet tymosja e cigareve, ndoshta është më mirë të përdoren materiale të studiuara si çamçakëzi me nikotinë, pullat me nikotinë dhe/ose këshillimi dhe jo cigaret elektronike. Ata gjithashtu sugjerojnë që njerëzit të mos fillojnë të tymosin cigaret elektronike për qejf ose për të lënë çdo produkt të duhanit. Aktualisht, po merren në konsideratë disa lloj rregulloresh lidhur me cigaret elektronike dhe ndoshta trajtimi i tyre si produktet e duhanit.

A përjashtojnë cigaret elektronike tymin?

Pages: 1 2