Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore të kirurgjisë së kancerit?

Ekzistojnë rreziqe që shoqërojnë çdo lloj procedure mjekësore dhe kirurgji-a nuk bën përjashtim. Pjesërisht suksesi varet nga lloji i operacionit kirurgjikal që ju do t’i nënshtroheni dhe nga lloji i operacionit si edhe nga përvoja e kirurgut me të. Kohëzgjatja e operacionit dhe lloji i anestezisë së përdorur janë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Shëndeti fizik i pacientit ndikon në masë të konsiderueshme mbi procesin dhe rezultatin. Më e rëndësishmja është nëse dobia e pritshme peshon më shumë se rreziqet e mundshme.

Mjekët kryejnë operacione qysh prej një kohe të gjatë. Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe në të kuptuarit nga ana jonë të parandalimit të infeksioneve e kanë bërë kirurgjinë moderne më të parrezikshme dhe me më pak të ngjarë të dëmtojë indet e shëndetshme se më parë. Por ende ka gjithmonë një shkallë rreziku të pranishme, pavarësisht se sa e vogël është ajo.

Para se ju të vendosni t’i nënshtroheni një procedure mjekësore, është e rëndësishme që të kuptoni rreziqet. Procedura të ndryshme kanë lloje të ndryshme të rreziqeve dhe të efekteve anësore. Këtu nuk mund të rendisim të gjithë problemet e mundshme të çdo lloj operacioni kirurgjikal. Sigurohuni t’i diskutoni detajet e rastit tuaj me mjekun i cili mund t’u japë një ide më të mirë për atë se cilat janë rreziqet tuaja aktuale.

Gjatë operacionit

Ndërlikimet e mundshme gjatë operacionit mund të shkaktohen nga vetë operacioni, ilaçet e përdorura (anestezi) ose një sëmundje. Përgjithësisht, sa më kompleks të jetë operacioni aq më i madh është rreziku.

Operacionet e vegjël dhe marrja e kampioneve për biopsi zakonisht paraqesin më pak rrezik se sa një operacion i madh. Dhimbja në vendin e operuar është problemi më i zakonshëm. Infeksionet dhe reaksionet ndaj ilaçeve të përdorura për të mpirë zonën e trajtuar (anestezi lokale), janë po ashtu të mundshme. Ndërlikimet në operacionet e mëdha nuk janë të zakonshme, por mund të përfshijnë:

Hemorragjia

Pages: 1 2 3 4