Çrregullime të gjëndrës tiroide

A është gjëndra tiroide fajtore? Sa herë i keni dëgjuar këto fjalë?

  • Është diçka psikosomatik-e, është çdo gjë në kokën tuaj;
  • Është një sindromë e lodhjes kronike (sindroma e lodhjes kronike), nuk ka asgjë më shumë që mund të bëni në lidhje me të;
  • Jeni duke vuajtur nga stresi dhe ankthi;
  • Është në gjenet tuaja, mësoni që të jetoni me të;
  • Kalojeni atë lehtë dhe jetoni jetën tuaj.

Dëgjimi i shpeshtë i këtyre deklarimeve, nga miq të mirë, të afërm dhe madje edhe mjekë, mund të jetë shumë dekurajuese, veçanërisht kur ato që ndodhen përreth jush nuk e kuptojnë vuajtjen tuaj mendore dhe fizike. Ju mund të dëshironi që ato të jetojnë vetëm një ditë brenda trupit tuaj dhe të përjetojnë simptomat që ju duhet që të përballoni vazhdimisht. Megjithatë, ju sikur gjeni një qetësim kur takoni një mjek ose një person që ju kupton në një farë mënyre ose që ndan të njëjtën eksperiencë me ju.

Ekzistojnë shumë sëmundje që kanë simptoma të njëjta dhe mund të jetë e vështirë për mjekun që të bëjë një diagnostikim të shpejtë. Është gjithshtu e rëndësishme për të bërë test-in e funksionit të tiroides për të zbuluar çfarëdolloj mundësie anormaliteti të funksionit të tiroides. Çrregullimi i tiroides mund të prodhojë një sërë simptomash që mund të prekin ndonjë ose çdo pjesë të trupit.

Gjëndra e tiroides

Gjëndra tiroide është një gjëndër endokrin-e që sekreton hormonet e saj direkt në gjak. Ajo është e lokalizuar në pjesën e poshtme të qafës. Ajo përfundon përreth laringu-t tuaj (trakeja) si në formën e lidhjes së kravatës, me dy lobe lidhëse, dhe është e mirë furnizuar me enët e gjakut.

Hormonet e tiroides

Gjëndrat e tiroides përmbajnë qeliza që sekretojnë substanca kimike të quajtur hormone. Dy llojet kryesore të hormoneve të prodhuara nga gjëndrat tiroide janë quajtur tiroksin (T4) dhe triodotironin (T3), ku T4 prodhon më shumë sasi sesa T3.

Pages: 1 2 3 4 5 6