Çrregullime të gjëndrës tiroide

Megjithatë T3 është hormoni kryesor aktiv. T4 është më pak aktive dhe ndërsa ajo prodhon një efekt të kufizuar, pjesa më e madhe e T4 duhet të konvertohet në T3 përpara se të përdoret nga trupi. Ky konvertim zhvillohet në organ-e të veçanta (kryesisht mëlçi) dhe inde, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për funksionimin e përgjithshëm të trupit.

Këto hormone veprojnë si mesazhues kimik dhe dërgojnë instruksione në qeliza të ndryshme dhe organe nëpërmjet rrjedhjes së gjakut. Qelizat brenda këtyre organeve përdorin më pas hormonet e tiroides dhe përgjigjen duke përshpejtuar ose ngadalësuar aktivitetin e tyre. Gjëndra e tiroides është esenciale për jetën, rritjen dhe zhvillimin.

Hormonet e tiroides ndikojnë tek temperatura e trupit dhe qarkullimi, ngrënia, nivelet e energjisë, rritja, zhvillimi skeletik dhe toni i muskujve, norma kardiake, balanca e lëngjeve, niveli i sheqerit në gjak, funksioni i sistemit qendror nervor, funksioni i zorrëve, niveli i yndyrave në gjak (kolesterol) dhe tek rregullimi i yndyrave, metabolizmi i karbohidrateve dhe proteinave në të gjitha qelizat.

Sasia e T3 dhe T4 që prodhohen nga gjëndra e tiroides janë të kontrolluara nga gjëndra e hipofizës në bazën e trurit. Ajo e bën këtë duke sekretuar të ashtuquajturin hormoni tiroido-stimulues (TSH). Kur nivelet e T4 dhe T3 bien, gjëndrat e hipofizës sekretojnë më shumë TSH. Kur nivelet e T4 dhe T3 rriten, gjëndrat e hipofizës sekretojnë më pak TSH. Normalisht ky prodhim i komplikuar dhe sistem kontrolli siguron që trupi të ketë sasinë e duhur të T3 dhe T4, pavarësisht se ai mund të funksionojë jo mirë.

Funksioni anormal

Kur gjëndra e tiroides prodhon më shumë hormone të tiroides (bëhet shumë aktive), gjëndja që krijohet njihet me emrin hipertiroidizëm. Kur gjëndra e tiroides prodhon shumë pak hormone të tiroides (bëhet joaktive), gjëndja që krijohet njihet me emrin hipotiroidizëm.

Pages: 1 2 3 4 5 6