Çrregullime të gjëndrës tiroide
  • Dridhje e trupit;
  • Rritje e djersitjes;
  • Humbje e peshës;
  • Nervozizëm;
  • Fryrje ose dhimbje e syve;
  • Dobësim i flokëve.
  • Më pak të zakonshme janë:

    • Çrregullim i zorrëve;
    • Brishtësi e thonjve;
    • Dhimbje e kraharorit
    • Rënie e flokëve;
    • Dhimbje e kokës dhe migrenë;
    • Ënjtje e këmbëve;
    • Dhimbje e barkut;
    • Dhimbje e fytit.

    Jo çdo njeri i ka të gjitha këto simptoma. Ju mund të keni disa nga këto ose ju mund t’i keni të gjitha. Çdo njeri është i ndryshëm.

    Hipotiroidizmi

    Hipotiroidizmi është quajtur “sëmundja e padyshimtë”. Manifestimet që karakterizojnë hipotiroidizmin – një gjëndër tiroide jo-aktive janë:

    Më të zakonshme janë

    • Shtimi në peshë;
    • Kapsllëku i vazhdueshëm;
    • Ndjenja e ftohjes (veçanërisht në duar dhe këmbë) edhe në ditë të ngrohta;
    • Temperatura e ulët bazale;
    • Pulsi i ngadaltë, i dobët;
    • Memoria dhe përqendrimi i dobët;
    • Dobësia e muskujve;
    • Dhimbja dhe ngrirja e muskujve dhe nyjeve;
    • Kolesteroli i lartë;
    • Infertiliteti;
    • Çrregullimet e ciklit menstrual;
    • Rënia e flokëve
    • Zmadhimi i gjëndrës tiroide;
    • Gjëndrat në fyt (vështirësi në gëlltitje);
    • Depresioni, ndryshimi i humorit;
    • Vështirësia në frymëmarrje;
    • Ngadalësimi i procesit të të menduarit;
    • Reduktimi i refleks-eve;
    • Lodhja dhe energjia e dobët (edhe pas 12 orëve gjumë);
    • Pavendosmëria;
    • Ngathtësia;
    • Ngjirja e zërit;
    • Plasaritja në këmbë, bërryla dhe gjunjë;
    • Mpirja (sidomos në duar dhe fytyrë);
    • Ënjtja e fytyrës dhe këmbëve;
    • Flokët dhe thonjtë e brishtë.

    Më pak të zakonshme janë

    • Alergji-të;
    • Dhimbjet e shpinës;
    • Problemet e presioni të gjakut;
    • Rrahje të çrregullta të zemrës;
    • Dhimbje kraharori;
    • Çrregullim tretje;
    • Sy dhe gojë të thatë;
    • Dhimbje koke dhe migrenë;
    • Irritim;
    • Ndjeshmëri të gjinjve;
    • Skuqje të lëkurës;
    • Ngrirje të qafës dhe shpatullave;
    • Çrregullim vizual
    • Marramendje;
    • Rrahje të shpeshta zemre;
    • Dhimbje fyti.

    Edhe njëherë, jo çdo njeri ka simptoma të ngjashme. Mund të keni disa nga këto ose mund t’i keni të gjitha. Çdo njeri është i ndryshëm.

    Pages: 1 2 3 4 5 6