Çrregullime të gjëndrës tiroide

Një person që vuan nga gjëndra aktive ose joaktive e tiroides mund të shfaqë disa nga këto simptoma, dhe të zbulojë se përballimi i tyre është shumë i vështirë. Presioni në funksionin e trupit do të vazhdojë të rritet derisa trajtimi i duhur të jepet. Testi i funksionit të tiroides duhet të bëhet, duke matur nivelet e hormonit të tiroides në gjak.

Testi i funksionit të tiroides

Teknikat për diagnostikimin e çrregullimeve të tiroides masin sasinë e hormoneve që qarkullojnë në gjak në mënyrë shumë të saktë.

Testi i funksionit të tiroides (TFT) zakonisht konsiston në të mëposhtmet.

Rezultatet e testimit të funksionit të tiroides

Hormonet Gama normale
TSH 0.30 – 5.00 mIU/L
T4 e lirë 11 – 23 pmol/L
T3 e lirë 3.5 – 6.7 pmol/L

Referime normale janë zhvilluar për një sërë nivelesh hormonale. Këto mund të ndryshojnë por në varësi të metodave laboratorike (metodat e analizave). Çfarëdo rezultati që vjen nga testi i gjakut dhe që tregon nivelet hormonale jashtë këtyre normave, zakonisht tregon një problem potencial të tiroides.

Vetëm TSH?

Niveli i TSH-së është një tregues i mirë i funksionit të tiroides dhe është konsideruar hormoni më i rëndësishëm që duhet testuar si fillim. Hormoni tiroido-stimulues (TSH), i prodhuar nga gjëndrat e hipofizës, është hormoni i parë që vlerësohet kur dyshohet për çrregullimin e tiroides.

Nëse niveli i TSH-së është anormal, një pamje e pastër e funksionit të tiroides është e nevojshme, dhe nivelet e T4 dhe T3 gjithashtu duhet të testohen për të siguruar diagnozë-n.

Njerëzit të diagnostikuar me problemin e tiroides duhet gjithashtu që të sigurohen që nivelet e tyre të T4 dhe T3 janë testuar rregullisht së bashku me nivelet e tyre të TSH-së. Nëse diagnoza ishte e paqartë, me rezultatet e testeve të gjakut pranë kufinjve të jashtëm të kufinjve normal, do të ishte mirë për të kryer testin e antitrupave të tiroides.  Kjo mund të përcaktojë faktin nëse funksioni i gjëndrës tiroide është duke u kompromentuar, veçanërisht nëse shfaqeni me simptoma klasike të tiroides.

Komunikimi

Pages: 1 2 3 4 5 6