Çrregullime të spektrit të autizmit

Çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD) janë vënë re në përgjithësi në fëmijërinë e hershme. Njerëzit e prekur kanë probleme me të kuptuarit social, sjelljet sociale dhe komunikimin. Termi “Çrregullime të spektrit autist” ka zëvendësuar “autizmin”, pasi autizmi është një gjendje komplekse me një gamë të gjerë simptomash dhe shkallë të ndryshme ashpërsie. Shumë fëmijë të prekur nga ASD kanë simptoma më të buta se imazhet tradicionale të një fëmije me aftësi minimale gjuhësore.

ASD-të zakonisht përfshijnë:

  • Çrregullimin autik;
  • Sindromën e Aspergerit (ose çrregullimi Asperger); dhe
  • Çrregullimin depërtues zhvillimor (PDD-NOS).

Ekzistojnë disa debate, nëse sindroma e Aspergerit përfaqëson një pjesë të butë të spektrit autik, ose nëse ajo është një gjendje e veçantë.

Sa të zakonshme janë ASD-të?

ASD-të janë ndër aftësitë e kufizuara zhvillimore më të zakonshme, dhe karakteristikat shfaqen në 3 vitet e para të jetës. Ka rreth 3 herë më shumë meshkuj të diagnostikuar me ASD në krahasim me femrat, megjithatë vajzat kanë të ngjarë të tregojnë simptoma më të rënda.

Çfarë problemesh përjetojnë njerëzit me ASD?

Të gjithë fëmijët dhe të rriturit me ASD kanë probleme në fushat e ndërveprimit shoqëror, të komunikimit shoqëror dhe imagjinatës. Ata mund të duken të ftohtë dhe indiferent për njerëzit e tjerë dhe shpesh nuk mund ta perceptojnë kuptimin e gjesteve, shprehjeve të fytyrës apo tingujve të zërit. Për shkak të kapacitetit të tyre të kufizuar për të kuptuar ndjenjat e njerëzve të tjerë, ata nuk krijojnë miqësi me lehtësi.

ASD-të janë të lidhur zakonisht me problemet në fushat e stabilitetit emocional (p.sh. tantrums), vëmendje të dobët, impulsiv-itet dhe vështirësi në të mësuar, qoftë specifike ose e përgjithshme. Megjithatë tek personat me sindromën e Aspergerit, aftësitë intelekt-uale ka të ngjarë të jenë normale ose të përparuara. Shumë fëmijë me ASD kanë reagim-e të forta ndaj përvojave shqisore – ata mund të jenë të hipnotizuar apo të frikësuar me tinguj të veçantë, ose përvojën vizual-e, të tilla si tjerrja ose të rreshtuarit e gjërave.

Pages: 1 2 3