Dalja e dhëmbëve të vogëlushit tuaj

Vogëlushit tuaj do t’i dalin dhëmbët për dy vitet në vazhdim. Ja se çfarë duhet të dini për këtë:

Në kohën kur fëmija juaj feston ditëlindjen e tij të parë, ai ndoshta do të ketë disa dhëmbë. Cilët dhëmbë ka më shumë mundësi t’i kenë dalë atij deri në këtë kohë? Dy dhëmbët e poshtëm qendror që dalin rreth moshës shtatë muajsh dhe homologët e tyre të sipërm, të cilët ka mundësi të dalin disa javë më pas. ADN e fëmijës (bazuar në atë të prindërve) përcakton zakonisht se kur do t’i dalin ata, kështu që fëmija juaj një vjeçar mund të ketë të dalë deri në tetë dhëmbë (ose edhe dy apo asnjë).

Ndërsa nuk mund të dini se sa dhëmbë do të ketë i vogli juaj në moshën një vjeçare, radha e daljes së tyre është pak më e përcaktuar (megjithëse edhe ajo ndonjëherë mund të ndryshojë). Vogëlushi juaj ka të ngjarë që të ndjekë këtë grafik:

  • 12 deri 15 muaj: Dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm prerës (dhëmbët nga të dy anët e dhëmbit në qendër) duhet të dalin rreth moshës 12 muajsh. Dhëmballët e para të vogëlushit janë në radhë për të çarë mishin e dhëmbëve dhe zakonisht shfaqen në vitin e dytë të jetës, megjithëse disa fëmijë të vegjël mund të mos kenë dhëmballë të dala deri në moshën 18 apo 19 muajsh. Dhe përgatituni: Për shkak të përmasave të tyre relativisht të mëdha dhe cepave të dyfishta, dhëmballët e fëmijëve të vegjël mund të shkaktojnë dhimbje duke çarë mishin për të dalë, kështu që pajisuni me disa teknika disi qetësuese.
  • 15 deri 18 muaj: Është koha për ata që quhen dhëmbët e qenit (canine), të vendosur midis prerësve të skajit dhe dhëmballëve të para të vogëlushëve. Dhëmbët e sipërm të qenit zakonisht dalin disa muaj më parë se të poshtmit.
  • 18 deri 24 muaj: Dhëmballët e dyta sipër dhe poshtë mund të fillojnë të dalin aty nga fundi i vitit të dytë të jetës, por këto të fundit nuk i nxjerrin tamam kokat e tyre si të perlave deri pas muajit të 24-t.

Pages: 1 2