Dalja e dhëmbëve

Tek shumica e fëmijëve dhëmbët dalin midis moshës 5 dhe 9 muajshe, por disa fëmijë lindin me dhëmbë. Kur ata janë rreth 12 muajsh, shumica e bebeve kanë sipër e poshtë nga 4 dhëmbë. Nëse nuk kanë dalë dhëmbë në moshën 12 muajshe, duhet konsultim me dentist-in.

Dhëmballët e para duken pas një viti dhe janë dhëmbët që shkaktojnë më shumë shqetësime kur dalin.

Nga mosha 2 e deri në 2 vjeç e gjysmë shumica e fëmijëve kanë 20 dhëmbë qumështi. Këto dhëmbë bien nga mosha 6 vjeçare për t’u zëvendësuar me dhëmbët e përhershëm të të rriturit. Dhëmbët e parë të përhershëm që dalin janë dhëmballët e para të poshtme – “dhëmballët e 6-vjeçarit”, ndjekur nga dhëmbi ballor (prerës).

Problemet me daljen e dhëmbëve

Për disa fëmijë dalja e dhëmbëve shkakton humbje oreks-i, irritim ose çrregullime (që mund të shkaktojnë skuqje fytyre). Fëmija mund të lodhet dhe të ketë vështirësi në të fjetur.

Nuk ka të dhëna që dalja e dhëmbëve shkakton ethe ose diarre. Nëse fëmija nuk është mirë, atëhere duhet kërkuar ndonjë shkak tjetër përpara se të mallkohet dalja e dhëmbëve.

Trajtimi i dhimbjeve

Për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjes që shoqëron daljen e dhëmbëve mund të jenë të dobishme masat e mëposhtme:

  • Bëj masazh lehtë ose vendos në mishrat e dhëmbëve të bebes gishtat tuaja të lagur por të pastruar më parë. Nëse kjo e shqetëson fëmijën, mos e vazhdo;
  • Jepi bebes diçka të fresktë për t’u përtypur. Ju mund të blini rrathë plastikë që t’i ftohni dhe pastaj t’ia jepni bebes për t’i mbajtur në gojë. Gjithashtu mund të përdorni edhe kos ose fruta nga frigoriferi;
  • Parandalo skuqjen e lëkurës së fytyrës duke e shplarë atë me një copë të pastër dhe lyejeni me krem mbrojtës;
  • Nëse bebja është shumë e shqetësuar lyeja mishrat e dhëmbëve me xhel për daljen e dhëmbëve. Përdore siç tregohet në paketën shoqëruese. Xheli i dhëmbëve mund të merret edhe si kusur në farmacitë lokale;

Pages: 1 2