Daltonizmi

Daltonizëm quhet paaftësia e njeriut për të parë ngjyrën e kuqe, të gjelbër ose blu apo kombinimet e këtyre ngjyrave. Është e rrallë që një person të mos shohë asnjë ngjyrë. Daltonizmi quhet ndryshe dhe një problem i vizionit (shikimit) të ngjyrave. Një problem i vizionit të ngjyrave mund t’ju ndryshojë jetën. Kjo e bën më të vështirë të mësuarit dhe të lexuarit. Ju mund të mos jeni në gjendje të bëni karrierë në fusha të caktuara. Por fëmijët dhe të rriturit me probleme të vizionit të ngjyrave, mund të mësojnë t’i përballojnë sa më mirë ato.

Çfarë e shkakton Daltonizmin?

Shumica e problemeve të vizionit të ngjyrave janë të trashëguara (gjenetike) dhe janë të pranishme që në lindje. Njerëzit zakonisht kanë tri lloje qelizash konike në sy. Secili lloj dallon njërën nga dritat; ose të kuqen, ose jeshilen ose blu-në. Ne i shohim ngjyrat kur qelizat konike perceptojnë sasi të ndryshme të këtyre tri ngjyrave themelore. Shumica e qelizave kon gjenden tek makula, e cila është pjesa qendrore e retinës. Daltonizmi i trashëguar ndodh kur ju nuk e keni njërin nga këto lloje të qelizave kon, ose kur ato nuk funksionojnë mirë. Ju mund të mos shihni një nga këto tri ngjyra bazë, ose mund të shihni një hije tjetër të asaj ngjyre apo një ngjyrë tjetër. Ky lloj problemi i vizionit të ngjyrave nuk ndryshon me kalimin e kohës. Një problem i vizionit të ngjyrave nuk është gjithmonë i trashëguar. Në disa raste, mund të jetë i fituar. Kjo mund të shkaktohet nga:

  • Mosha;
  • Problemet e syve si glaukoma, degjenerim-i makular, katarakt-i ose retinopati-a diabet-ike;
  • Lëndimet në sy;
  • Efektet anësore të disa barnave.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e problemeve të vizionit të ngjyrave ndryshojnë:

  • Ju mund të jeni në gjendje të dalloni disa ngjyra, por jo të tjerat. P.sh. ju mund të mos jeni në gjendje të shquani dallimin mes të kuqes dhe të gjelbrës, por mund të shihni blunë dhe të verdhën;
  • Ju mund të shihni shumë ngjyra, kështu që nuk mund ta dini se çfarë ngjyre shihni ndryshe nga të tjerët;

Pages: 1 2 3