Defektet e spermës mund të lidhen me jetë më të shkurtër

Burrat me dy apo më shumë defekte në spermën e tyre kanë më shumë se dyfish rrezik të vdesin më herët. Burrat jo pjellorë për shkak të defekteve në spermën e tyre ka më shumë të ngjarë të vdesin herët se sa burrat me një spermë normale.

Gjatë një periudhe prej rreth tetë vjetësh, burrat me dy a më shumë çrregullime në spermën e tyre kanë pasur një rrezik për të vdekur që ishte më shumë se dyfishi i atij të burrave me spermë të shëndetshme, raportojnë studiuesit në botimin online të 16 majit të revistës Human Reproduction.

Duke e ditur këtë, mjekët që trajtojnë burrat për mungesë pjellorie do t’i këshillonin ata të adoptonin zakone të shëndetshme që mund të shtojnë aftësinë e tyre për të mbijetuar, thotë DR. Michael Eisenberg, asistent profesor i urologji-së në Universitetin e Stanfordit.

“Mund të jetë një dritare mundësie këtu. Kur ata takohen me mjekun e tyre, mund të bëjnë disa gjëra të tjera në dobi të tyre. Unë e shikoj këtë si nj mundësi për t’i kushtuar më shumë kujdes shëndetit dhe për të qenë më proaktiv”.

Për këtë studim, Eisenberg dhe kolegët e tij shqyrtuan të dhënat mjekësore të rreth 12 000 burrave të moshave nga 20 deri në 50 vjeç të vizituar për të vlerësuar mungesën e mundshme të pjellorisë. Mjekët kishin regjistruar informacion mbi cilësinë e spermës së pacientëve, si volumi total i spermës, numri i spermatozoid-eve, lëvizshmërinë dhe formën e tyre. Studiuesit krahasuan të dhënat e pacientëve me regjistrimet e vdekjes për të gjurmuar nivelet e vdekshmërisë së tyre, duke marrë në konsideratë problemet shëndetësore që mund të komprometonin cilësinë e spermës.

Ndërkohë që asnjë anomali e vetme e spermës në vetvete nuk parashikonte vdekje të hershme, burrat me dy a më shumë anomali të tilla kishin 2.3 herë më shumë rrezik të vdisnin gjatë periudhës së studimit se sa ata pa anomali. Sa më i madh të ishte numri i anomalive, aq më i lartë ishte rreziku i vdekjes.

Pages: 1 2