Defektet kongjenitale të zemrës

Zemra është një organ muskulor, funksioni kryesor i se cilës është qarkullimi i  gjakut në trup. Zemra është e ndarë në anën e majtë dhe të djathtë nga një ndarje muskulore (septum). Ana e majtë e zemrës qarkullon gjak të kuq. Ky gjak përmban oksigjen dhe lëndë që i çon në arterie-n kryesore (aorta), dhe prej këtej kalon për në të gjithë pjesët e trupit. Indet në trup, si muskujt, truri dhe veshkat përdorin pak nga oksigjeni në gjak duke e lënë atë me një nuancë blu. Gjaku me nuancë blu (i deoksigjenuar) rikthehet në vena-t e pjesës së djathtë të zemrës dhe qarkullon gjatë arteries pulmonare në mushkëri. Këtu gjaku merr oksigjen përsëri duke u shndërruar në ngjyrë të kuqe dhe kthehet në zemër gati për të qarkulluar dhe njëherë në trup. Çdo anë e zemrës ka një dhomë pranuese (atrium) dhe një dhomë pompimi (barkushet). Si në çdo qarkullim, valvul-at janë të nevojshme për të mbajtur rrjedhën në drejtimin e duhur dhe çdo anë e zemrës ka dy valvula, një në çdo fund të barkushes. Valvulat e anës së djathtë të quajtura trikuspidal-e dhe pulmonar-e dhe valvulat e anës së majtë të quajtura mitral-e dhe aortike.

Çfarë është një defekt kongjinetal i zemrës?

Fjala kongjinetal do të thotë “nga lindja”, pra një defekt kongjinetal i zemrës zakonisht rezulton nga një zhvillim i dështuar në dy javët e para të shtatzënisë. Në Australi më shumë se një fëmijë në 100 lindin me një defekt në zemër.

Shumë prej defekteve janë të parëndësishme, të cilat nuk shfaqin asnjë problem gjatë jetës, disa të tjera janë më serioze, kërkojnë korrigjim kirurgjik, ndërsa disa të tjerë nuk mund të korrigjohen.

Pse ndodhin defektet kongjinetale të zemrës?

Defektet e zemrës janë zakonisht dukuri të “shansit”. Është e rrallë që një defekt zemre të trashëgohet, por kjo ndodh për shkak të gjeneve të pasakta të njërit prind.

Një shkak specifik i njohur i sëmundjes kongjinetale të zemrës është rubeola (fruthi gjerman), virus i cili mund të dëmtojë zhvillimin e zemrës. Një nënë e cila bie në kontakt me rubeolë-n gjatë shtatzënisë  duhet të konsultohet me doktorin.

Pages: 1 2 3 4 5