Demenca është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelekt-it, racionalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar një reagim normal emocional.

Kush e merr demencën?

Pjesa më e madhe e njerëzve me demencë janë të moshuar, por është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur mend se pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar nuk e zhvillojnë demencën. Ajo nuk është një pjesë normale e plakjes. Demenca mund t’i ndodhë kujtdo, por është më e zakonshme pas moshës 65 vjeçare. Edhe njerëzit në moshën 40 dhe 50 vjeçare mund ta zhvillojnë demencën.

Çfarë e shkakton demencën?

Ekzistojnë një sërë llojesh të demencës dhe secila prej tyre ka shkakun e vet. Disa nga format më të zakonshme të demencës janë:

Sëmundja Alzheimer

Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës në rreth 50-70% të të gjitha rasteve. Ajo është një sëmundje progresive që prek trurin. Sëmundja shkakton shkëputjen e mesazheve brenda trurit, duke dëmtuar lidhjet ndërmjet qelizave të trurit. Ndërkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo pjesë të trurit, disa aftësi të caktuara humbasin.

Demenca vaskulare

Demenca vaskulare është e lidhur me problemet e qarkullimit të gjakut në tru dhe është forma e dytë më e zhvilluar e demencës. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të demencës vaskulare.  Demenca vaskulare në raste të rralla shkaktohet nga infeksionet e valvul-ave kardiake dhe nga prania e një proteine në enët e gjakut të trurit që quhet amiloid e që në ndonjë rast shkakton dhe infarkt hemorragjik. Në disa raste, demenca vaskulare bashkëjeton me sëmundjen Alzheimer duke dhënë atë që quhet demenca mikse. Në këtë rast simptomat janë të rënda dhe progresive.

Sëmundja Parkinson

Pages: 1 2 3