Humbja e aftësisë për të komunikuar mund të jetë një nga problemet më frustruese dhe më të vështira për njerëzit me demencë, familjarët dhe kolegët e tyre. Me zhvillimin e sëmundjes, personi me demencë ose sëmundjen Alzheimer (sëmundja Alzheimer) përjeton gradualisht një rënie në aftësinë për të komunikuar. Ato gjejnë vështirësi në të komunikuarit qartë dhe në të kuptuarit se çfarë të tjerët janë duke thënë.

Ndryshimet në komunikim

Çdo person me demencë është unik, dhe vështirësitë në komunikimin e mendimeve dhe ndjenjave janë individuale. Ekzistojnë shumë shkaqe të demencës, secila prej tyre e prek trurin në mënyra të ndryshme.

Ndryshimet që mund të vini re:

  • Vështirësi në gjetjen e fjalëve;
  • Personi mund të flasë shpejt por pa kuptim;
  • Personi mund të mos jetë në gjendje për të kuptuar se çfarë jeni duke thënë;
  • Aftësitë e të shkruarit dhe të lexuarit mund të përkeqësohen;
  • Personi mund të humbasë konventat normale sociale të komunikimit dhe të ndërpresë ose të injorojë folësin;
  • Personi mund të ketë vështirësi në komunikimin e emocioneve.

Nga duhet filluar

Është e rëndësishme për të kontrolluar dëgjimin dhe shikimin në mënyrë që të mos jenë dëmtuar. Ndihma e syzeve dhe aparateve të dëgjimit mund të jetë e dobishme. Kontrolloni nëse aparatet e dëgjimit janë duke funksionuar siç duhet dhe syzet janë të pastruara.

Komunikimi përbëhet nga tre pjesë

  • 55% është gjuha e trupit, që është mesazhi që ne japim nëpërmjet lëvizjeve të fytyrës, qëndrimit dhe shenjave;
  • 38% është toni i gjuhës tonë;
  • 7% janë fjalët që ne përdorim.

Këto statistika vënë në dukje rëndësinë sesi familjet dhe kolegët e prezantojnë veten tek një person me demencë.

Çfarë duhet provuar

Kujdesi ndaj qëndrimit

Pages: 1 2 3