Kujdesi i dobët dentar mund të prekë rehatinë e personit, paraqitjen, të ngrënën, sjelljen dhe shëndetin e përgjithshëm. Çdo person me demencë ka nevojë për një program dentar. Kontrolli individual duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke u nisur nga momenti i diagnostikimit të demencës.

Arsyet pse njerëzit me demencë janë të ndjeshëm ndaj problemeve dentare

  • Marrja e ilaçeve që reduktojnë prodhimin e salivas (pështymës). Saliva është esenciale për mbajtjen e një goje të shëndetshme dhe në parandalimin e problemeve të gojës;
  • Zvogëlimi i aftësisë për mbajtjen e një kujdesi të mirë dentar, duke përfshirë këtu edhe larjen e dhëmbëve;
  • Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit ose pirja e shumtë e pijeve të sheqerosura;
  • Marrja për një kohë të gjatë e ilaçeve që kanë bazë sheqeri.

Çelësi i mbajtjes së një shëndeti të mirë dentar për dikë me demencë

  • Shumë njerëz me demencë janë të paaftë për të shpjeguar parehatinë ose dhimbjen në mënyrë verbal-e;
  • Bëni vizita të rregullta dentare me profesionistë që kuptojnë dhe që janë kujdesur edhe më parë për njerëz me demencë;
  • Monitoroni dhe reduktoni kur është e nevojshme marrjen e sheqerit;
  • Kujtojini dhe asistoni me larjen e tyre të dhëmbëve dhe kujdesin dentar;
  • Përdorni fluoridet rregullisht.

Kujdesi për dhëmbët natyralë

Përdorimi i fijes së perit, antimikrobeve dhe produkteve terapeutike dentare

  • Nëse prishja e dhëmbëve është e dukshme, ose personi është nën rrezikun e prishjes së dhëmbit, atëherë përdorimi i fluorideve dhe produkteve anti-mikrobike duhet të diskutohet dhe monitorohet nga një profesionist dentar;
  • Larja me furçën e dhëmbëve duhet të përdoret një apo dy herë në ditë;
  • Pas larjes me kolinoz, mos e lani gojën me shumë ujë dhe mundojuni që të lini pak kolinoz nëpër dhëmb pasi në këtë mënyrë zgjat ekspozimin e fluorideve;
  • Edhe larësit e gojës që gjenden në farmaci janë efektive në reduktimin e sëmundjeve dentare;

Pages: 1 2