Koha e të ngrënit na jep neve mundësinë për të kaluar më shumë kohë me miqtë dhe familjarët tanë, ashtu sikundër na jep edhe mundësinë  e ndarjes së ushqimeve me njëri tjetrin. Kujdesi ndaj dikujt me demencë në kohën e të ngrënit shpesh është shumë stresuese. Humbja e memories dhe problemet me gjykimin mund të shkaktojnë vështirësi në lidhje me të ngrënën për shumë njerëz me demencë. Ekzistojnë shumë mënyra për të përmirësuar situatën.

Humbja e oreksit

Humbja e memories, aftësia e kufizuar e aktivitetit fizik dhe problemet dentare, janë të gjitha elemente që rezultojnë në humbjen e oreksit.

Çfarë duhet të provoni

  • Kontrolloni me mjekun për t’u siguruar që nuk ka shkaqe të kurueshme për humbjen e oreksit, siç është sëmundja akute ose depresion-i;
  • Ofrojini ushqime çdo ditë në vakte të rregullta;
  • Lejojeni personin që të hajë kur është i uritur
  • Kurajoni të ushtruarin fizik.
  • Jepini ushqime të balancuara për të shmangur kapsllëkun;
  • Provoni një gotë lëng, verë p.sh. nëse e lejon mjeku, përpara të ngrënit;
  • Ofrojini akullore ose një përzierje lëngjesh ose qumësht;
  • Mundojuni që të përgatisni ushqimet duke përfshirë të gjithë familjen në gatim, veçanërisht ushqimet që janë më të preferuarat;
  • Kurajoni ngrënien në të njëjtën kohë;
  • Mundojuni që ta bëni periudhën e të ngrënit të thjeshtë dhe relaksuese;
  • Konsultojuni me mjekun nëse jeni duke përjetuar një humbje të konsiderueshme peshe (p.sh. 2.5 kg në 6 javë);
  • Kontrolloni me mjekun suplementet e vitaminave.

Mbingrënia ose ngopja

Çfarë duhet të provoni

  • Lënia e ushqimeve mbi tavolinë shpesh ndikon tek njerëzit për të ngrënën;
  • Provoni vakte të vogla ushqimesh çdo ditë;
  • Përdorni vakte me kalori të ulët siç janë molla dhe karrota;
  • Konsideroni aktivitete të tilla si ecja, ose rrisni kontaktet sociale me njerëzit, pasi ato shpesh ndihmojnë.

Goja, përtypja dhe problemet e gëlltitjes

Disa probleme të të ngrënit mund të jenë të lidhura me gojën. Një gojë e thatë, ose me probleme dentare, shpesh është një nga shkaqet më të zakonshme.

Çfarë duhet të provoni

  • Bëni një kontroll të rregullt dentar;

Pages: 1 2