Problemet me gjumin janë shumë të zakonshme për njerëzit me demencë. Disa njerëz flejnë gjatë ditës dhe rrinë zgjuar gjatë natës.  Disa nuk janë të aftë për të bërë diferencën ndërmjet ditës dhe natës, ndërkohë që të tjerët nuk janë aq aktivë sa ishin përpara dhe kanë nevojë vazhdimisht për të fjetur.

Shkaqet e shqetësimit të gjumit

Është e rëndësishme për të kuptuar se çfarë mund ta shkaktojë problemin – është mjedisi, demenca apo ilaçet e përdorura. Kjo do të ndihmojë për të vendosur se cila strategji mund të jetë ndihmuese.

Shkaqet psikologjike ose mjekësore

  • Dëmtimi i trurit, i shkaktuar nga demenca ka prekur “orën biologjike” të trurit, e cila drejton strukturën e gjumit;
  • Sëmundjet siç janë ataku i zemrës, diabet-i ose ulçerë;
  • Dhimbja e shkaktuar nga sëmundje të tilla, si p.sh. artrit;
  • Një infeksion i traktit urinar i shkaktuar nga një nevojë e vazhdueshme për të urinuar;
  • Depresion-i që shkakton zgjimet herët në mëngjes dhe një paaftësi për të shkuar përsëri për të fjetur;
  • Efektet anësore të mjekimeve, siç janë diuretikë-t;
  • Një nevojë për më pak gjumë, me rritjen e moshës.

Çfarë duhet provuar

  • Diskutoni me mjekun për të ndaluar ose ndryshuar mjekimin diuretik, nëse ndjeni se kjo mund të kontribuojë tek problemi;
  • Organizoni një kontroll mjekësor për të identifikuar dhe trajtuar simptomat fizike;
  • Trajtoni dhimbjen me an-algjezi-kë nëse mjeku pranon;
  • Pyesni mjekun nëse një vlerësim i depresionit mund të jetë i nevojshëm;
  • Pyesni mjekun për efektet anësore të mundshme të mjekimit;
  • Në disa situata është mirë që të diskutoni me mjekun nëse është e përshtatshme përdorimi i disa qetësuesve ose ilaçeve të gjumit. Ilaçet e gjumit mund të përmirësojnë për një kohë të shkurtër ciklin e gjumit, por të dyja llojet e ilaçeve mund të kenë efekte anësore.

Shkaqet mjedisore

  • Dhoma e gjumit mund të jetë shumë e ngrohtë ose shumë e ftohtë;
  • Drita e dobët mund të shkaktojë çorientimin e personit me demencë;
  • Ato mund të mos jenë në gjendje për të gjetur banjon;
  • Ndryshimet në mjedis, si p.sh. kalimi në një shtëpi të re mund të shkaktojë çorientim dhe konfuzion.

Pages: 1 2 3