Dëmtimi i tendinave dhe muskujve rotator (rrotullues)

Grupi i muskujve rotatorë të shpatullave është një grup muskujsh dhe tendinash që mbajnë të bashkuar shpatullat në vendin e tyre dhe ndihmojnë në lëvizjen e shpatullave. Të 4 muskujt dhe tendinat e tyre që formojnë rotatorin janë:

  • Super-spinatus;
  •  Infra-spinatus;
  •  Sub-scapularis;
  • Teres minor.

Çfarë është dëmtimi i rotatorit të shpatullave?

Dëmtimi i rotatorit të shpatullave është një tendosje ose këputje e grupit të muskujve dhe tendinave të rotatorit të shpatullave – muskujt dhe tendinat që stabilizojnë shpatullat. Dëmtimi shpesh përfshin këputje të tendinave të rotatorit (masat e dendura qelizore që lidhin muskujt dhe kockat), por ndonjëherë këputja ndodh edhe në muskul.

Vendi më i zakonshëm i një këputjeje është në tendinë-n supra-spinatus. Dëmtime të shpeshta mund të shkaktojnë këputje të muskujve dhe tendinave.

Simptomat e dëmtimit të rotatorit të shpatullave

Simptomat përfshijnë dhimbje dhe shqetësime në shpatulla, dhimbje në lëvizjen e krahëve, lodhje të shpatullave dhe dhimbje gjatë gjumit kur fle në anën e krahut të dëmtuar. Teste me lëvizje speciale mund të ndihmojnë mjekun për të përcaktuar se cili nga muskujt e tendinës është dëmtuar.

Shkaqet

Shkaqet përfshijnë pamundësinë e lëvizjes së krahëve dhe paaftësinë për të bërë not, luajtur bejsboll, ngritjen dhe vendosjen e sendeve në lartësi, lyerjen, etj. Këtu mund të ndikojë edhe qëndrimi i keq.

Trajtimi për dëmtimet

Trajtimi kryesor përfshin pushimin e shpatullave, ilaçe anti-inflamatore dhe ushtrime speciale e terapi fizike. Në disa raste mund të jenë të nevojshme edhe injeksion-et me steriode ose operacioni.