Depresioni postnatal: Amësia mund t'ju bëjë të ndiheni të trishtuara

Kur çiftet vendosin që të kenë një fëmijë ato përfytyrojnë një fëmijë shumë të bukur, plot me jetë dhe të gëzuar. Ato gjithashtu mund të presin një fëmijë që qan, pelena, dhe netë pa gjumë. Megjithatë shumë çifte vështirë se e mendojnë faktin që të paturit e një fëmije do të sjellë trishtim dhe madje edhe depresion. Në rreth 15–20% të mamave të reja, depresioni post-natal ushtron një ndikim të fuqishëm mbi jetën dhe familjen e tyre. Ndonjëherë gratë që janë shtatzëna munden gjithashtu që të zhvillojnë simptoma të depresionit, që janë quajtur me emrin depresion ante-natal.

Depresioni postnatal nënkupton gjëra të ndryshme për secilën “mama”, por zakonisht përfshin ndjenjën e depresionit, ankthit, mërzisë dhe vështirësisë së ballafaqimit që zgjat më shumë sesa 2 javë. Këto ndjenja shfaqen papritur ose gradualisht, brenda 12 muajve të parë pas lindjes së foshnjës. Pa marrë parasysh se çfarë çdo nënë është duke ndjerë, depresioni postnatal mund të vështirësojë të ndjerit të gëzuar, të lumtur me fëmijën dhe jetën në përgjithësi. Depresioni postnatal mund të bëjë që nëna të mendojë se ajo nuk është në gjendje që të ballafaqohet me fëmijën e saj, dhe se ajo nuk është një nënë e mirë. Është normale për të gjitha nënat që të ndihen në ankth, të lodhura ose pa motiv shumë shpesh kur ato lindin, veçanërisht në javët e para, por depresioni postnatal është një gjendje që zgjat më shumë dhe që është e vështirë për t’u shpjeguar.

Pse duhet që të lindurit e një fëmije dhe të bërit mama të sjellë kaq shumë trishtim, ankth dhe mërzitje?

Pages: 1 2 3