Depresioni post-natal: Çfarë është?

Ardhja e një foshnje në jetë është zakonisht një ngjarje e lumtur, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e vështirë gjatë së cilës duhen bërë shumë rregullime. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme se ndryshimet e humorit janë të zakonshme pas lindjes së fëmijës. Në fakt, në vitin e parë pas lindjes një grua ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë psikiatrike, sesa në çdo kohë tjetër të jetës së saj.

Ekzistojnë tri çrregullime të njohura të humorit në periudhën pas lindjes.

Në fund të spektrit është “Baby Blues”, që ndikon tek rreth 80% e nënave të reja, dhe që pritet  që të ndodhë në pothuajse të gjitha nënat. Kjo zakonisht ndodh në mes të ditës së tretë dhe të dhjetë pas lindjes. Simptomat përfshijnë: të lotuarit, ankthin, luhatjen e humorit dhe acarimin. “Blues” janë të përkohshëm dhe kalojnë me mirëkuptim dhe mbështetje.

Në anën tjetër të spektrit është psikoza pas lindjes apo lehonisë. Kjo prek një në 500 nëna, zakonisht në 3 deri në 4 javët e para pas lindjes. Psikoza post-natale është një gjendje e rëndë. Nëna mund të mos jetë në dijeni se ajo është e sëmurë, por në realitet ajo është e prekur. Simptomat përfshijnë çrregullime të rënda të humorit (ngazëllim ose depresion apo luhatje nga njëra tek tjetra), ngecje në proceset e të menduarit, mendime të çuditshme, pagjumësi dhe përgjigje të papërshtatshme ndaj fëmijës. Ekziston rreziku për jetën e nënës dhe foshnjës nëse problemi nuk njihet dhe trajtohet. Psikoza e lehonisë kërkon një qëndrim në spital. Me trajtimin e duhur, gratë që vuajnë nga psikoza e paslindjes shërohen plotësisht.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9