Depresioni postnatal: Strategjitë për t'u ndjerë më mirë

Strategjitë e mëposhtme përmirësojnë nivelet e mirëqenies për gratë që përjetojnë depresion ante-natal ose post-natal.

  • Të ndjerit të dëgjuar: të paturit e mundësisë për të folur rreth asaj që mendoni.

Të folurit rreth asaj që ndjeni dhe se çfarë mund të keni në mendje do t’ju ndihmojë që të menaxhoni disa nga simptomat e depresionit postnatal. Është e rëndësishme që të flisni me dikë që me të vërtetë është i pranishëm për ju dhe ju dëgjon, sesa me dikë që vetëm ju ofron këshilla.

Një këshillues profesional, mamija dhe infermierja e shëndetit të fëmijës tuaj, mjeku juaj, një mik ose një pjesëtar familjeje mund t’a japë këtë mbështetje.

  • Marrja e kohës së duhur për të qëndruar jashtë: të paturit e një pushimi është jetike për mirëqenien tuaj.

Marrja e një pushimi për të bërë diçka që ju gëzon është e rëndësishme. Nëse mamaja e një fëmije bën një punë shumë të kërkuar, ndonjëherë nënvlerësohet nga shoqëria fakti i një pushimi. Gratë meritojnë pushime të rregullta, ashtu sikundër edhe çdo punonjës tjetër (veçanërisht gratë që janë në lëvizje 24 orë në ditë).

Merrni oferta ose pyesni partnerin tuaj, një pjesëtar të familjes ose një mik për t’u kujdesur për fëmijën tuaj.

Disa gra shfrytëzojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tilla si shtëpitë komunitare, familjet ditore të kujdesit, qendrat për kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin e rastit. Pyetni infermieren e shëndetit të fëmijës tuaj ose telefononi në këshillin tuaj lokal.

“Unë ndjeja që të kujdesurit ndaj Tomit ishte detyra ime dhe ndihesha në faj për të kërkuar ndihmë. Tani unë e kuptoj sesa u pëlqente atyre të kujdeseshin për të. Jeta është shumë më e lehtë kur unë nuk jam e lodhur.”

  • Kontakti social me mamatë e tjera: Të kaluarit e kohës me mamatë e tjera, me të cilat mendon se mund të pushosh, është shumë përfituese.

Pages: 1 2