Depresioni postnatal: Kujdesi i partnerit për të

Të paturit e një fëmije nënkupton një periudhë të bukur, por përshtatja me një fëmijë në familje mund të jetë shumë stresuese dhe e vështirë për prindërit.  Kur një nënë e re është duke përjetuar depresion-in post-natal, kjo periudhë mund të jetë konfuze dhe shqetësuese për të, partnerin e saj dhe pjesëtarët e familjes. Ky artikull synon të sigurojë strategji dhe mbështetje për partnerin, familjen dhe miqtë e dikujt me depresionin postnatal.

Çfarë nënkupton për ju PND-ja?

Jini të vetëdijshëm se shumë nga streset dhe problemet që ju përjetoni gjatë periudhës së depresionit postnatal mund të mos jenë një tregues i marrëdhënies tuaj, por janë pasoja të sëmundjes. Partnerja juaj mund të thotë ose të ndjejë gjëra që në të vërtetë nuk i mendon, por janë simptomat e sëmundjes dhe mënyra sesi ndihen në atë kohë. Mundohuni të mos i merrni këto gjëra personale dhe përpiquni të kuptoni se është depresioni postnatal ai që po flet.

Ju mund të ndiheni shumë të shqetësuar ose të merakosur rreth mirëqenies së partneres tuaj ose aftësisë së saj për t’u kujdesur për foshnjën ose ndonjë fëmije tjetër që ju mund të keni. Kjo eksperiencë mund të jetë e para që mund të keni patur në lidhje me sëmundjen mendore, dhe mund të mos keni dëgjuar kurrë përpara në lidhje me depresionin postnatal. Mund ta keni shumë të vështirë që ta lini partneren dhe të shkoni në punë, dhe ju mund të përjetoni marrjen e saj në telefon shumë shpesh, duke ju kërkuar që të ktheheni në shtëpi.

Një grua me depresionin postnatal mund të humbë interesin në kryerjen e marrëdhënieve me partnerin. Përpiquni të mos ta merrni shume personalisht këtë fakt. Ajo mund të ndihet e papërshtatshme ose e pa vetëdijshme rreth trupit të saj ose aftësisë së saj për të qenë plotësisht e përfshirë në këtë aspekt intim të marrëdhënies. Faktorët e tjerë siç janë shërimi nga shtatzënia ose lindja, efekti i ilaçeve dhe frika e shtatzënisë së mëvonshme mund të jenë gjithashtu çështje ndikuese.

Mënyrat e të ndihmuarit të partneres tuaj

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8