Depresioni: Pyetje dhe përgjigje

Depresioni është një ndjenjë më e fortë sesa të ndjerit të lodhur dhe të pa motivuar. Është një proces natyral që njeriu herë pas here të ndihet i lodhur, i humbur ose i stresuar. Disa njerëz i referohen kësaj gjendjeje si “të përjetuarit e depresionit”. Megjithatë, nëse këto ndjenja janë të vazhdueshme për shumë javë dhe muaj dhe nëse ju privojnë nga shijimi ose kryerja e aktiviteteve, është shumë normale që të keni depresion. Depresioni është një sëmundje serioze që ka një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme.

Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë. Depresioni është një faktor rreziku për vetëdëmtim dhe vetëvrasje dhe për sëmundjen koronare të zemrës.

Sa i zakonshëm është depresioni?

Depresioni është shumë i zakonshëm. Në një mesatare, një në 6 njerëz do të përjetojnë depresionin. Kështu që nëse keni depresion, ju nuk jeni vetëm.

Cilat janë simptomat e depresionit?

Simptomat e depresionit

Simptomat kryesore Simptoma të tjera
  • Të ndjerit në depresion, të palumtur; dhe
  • Humbje interesi ose humbje e kënaqësisë në aktivitete.
  • Të ndjerit të lodhur;
  • Ndryshime sinjifikative në peshë ose në të ngrënë;
  • Vështirësi në gjumë ose gjumë më shumë sesa zakonisht;
  • Ngadalësim lëvizjesh;
  • Përqendrim i dobët, vështirësi në marrjen e vendimeve;
  • Të ndjerit fajtor;
  • Mendime për vdekje ose vetëvrasje.

Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.

Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh, kapsllëk ose diarre dhe dëshirë të dobët për marrëdhënie seksuale. Nëse këto simptoma fizike janë më të dukshme sesa të ndjerit të palumtur, njerëzit mund të mos e kuptojnë që janë në depresion.

Çfarë shkakton depresion?

Faqja: 1 2 3 4 5