Depresioni: Cilat janë simptomat

Njerëzit e moshuar mund të jenë veçanërisht pre e depresionit, për shkak të përjetimit të një sërë ngjarjesh stresuese. Megjithatë, depresioni nuk është një pjesë normale e plakjes.

Faktorët rrezikues

Faktorët e rrezikut për depresion në moshën e vonë (65 vjeç e më shumë) përfshijnë:

  • Sëmundjet fizike (veçanërisht sëmundjet afatgjata, sëmundjet që prekin sistemin nervor, sëmundjet e zemrës dhe ato sëmundje që janë të lidhura me paaftësi të përhershme);
  • Izolimin;
  • Dhimbjet kronike; dhe
  • Humbjen e të afërmve.

Shenjat e depresionit

Depresioni mund të mos njihet në plakje, pasi shpesh neglizhohet nga familjarët, miqtë e mjekët si dhe i atribuohet ndryshimeve të moshës (demencë-s dhe sëmundjeve të tjera).

Shenjat e depresionit, që në pjesën më të madhe të rasteve keqinterpretohen nga të moshuarit janë:

  • Humbja e interesit për jetën;
  • Mungesa e argëtimit ndaj aktiviteteve normale;
  • Të ndjerit që jeta ka mbaruar, që nuk ka mbetur më asgjë për tu shijuar;
  • Ndjenja e ankth-it;
  • Mungesa e energjisë dhe entuziazmit;
  • Pagjumësia;
  • Vështirësitë në përqendrim ose në kujtesë;
  • Mungesa e oreks-it;
  • Ndryshimet e sjelljes, siç është p.sh. refuzimi i të ngrënit;
  • Dhimbja kronike e pashpjegueshme ose simptomat fizike, siç janë: kapsllëku ose humbja e peshës;
  • Tërheqja shoqërore (tërheqja nga familja dhe miqtë); dhe
  • Mungesa e higjienës personale.

Pasojat e mostrajtimit të depresionit

Është e rëndësishme që depresioni të identifikohet dhe të trajtohet, pasi sëmundja mund të ketë pasoja për individët që e lënë të patrajtuar. Përveç vuajtjeve të lidhura me mostrajtimin e depresionit, gjendja mundet gjithashtu që të ketë një ndikim negativ në shëndetin fizik, marrëdhëniet dhe aftësitë për të jetuar në mënyrë të pavarur.

Në raste ekstreme, depresioni tek njerëzit e moshuar është i lidhur me një rritje rreziku për vetëvrasje ose tentativë për vetëvrasje.

Trajtimi i depresionit

Pages: 1 2