sasas

Një grup ilaçesh që quhen penguesit COX-2 (një formë ilaçi anti-inflamator josteroidal), janë prodhuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacion-it të osteoartrit-eve dhe artriteve reumatizmale. Thuhet se COX-2 e irritojnë më pak stomaku-n ose zorrët sesa disa ilaçe të vjetra anti-inflamatore si aspirina dhe indometacin.

Shumë njerëz që marrin aspirinë dhe të tjerë ilaçe jo steriodale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) për artrit-et kanë shqetësime gastrointenstinal-e dhe stomak të shkaktuar ose përkeqësuar prej tyre. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se disa njerëz me osteoartrite, artrit reumatoid dhe tipe të tjera artritesh, kryesisht ata me ulçer në stomak, nuk mund të marrin IJSAI-të në mënyrë të rregullt për të lehtësuar dhimbjet dhe inflamacionin.

COX-2

Penguesit COX-2, siç janë celekoxib (emir tregtar Celebrex) dhe meloxikam (Mobic), thuhet se janë më të sigurt për stomakun dhe zorrët se ilaçet e vjetra.

Për të kuptuar se çfarë i bën COX-2 të ndryshme nga agjentët e tjerë të vjetër anti-inflamatorë, duhet që të kuptohet pak më shumë në lidhje me enzimat COX (ciklo-oksigjenezat). Ka dy enzima COX: COX-1 dhe COX-2.

Thjesht, COX-1 përdoret për trupin dhe është kryesisht përgjegjës për mirëmbajtjen e linjave të stomakut. Nga ana tjetër, COX-2 është përgjegjës për dhimbje dhe inflamacionsëmundje si artritet.

IJSAI-të veprojnë duke bllokuar efektet e COX-2. Fatkeqësisht, IJSAI-të e vjetra besohet ende se bllokojnë efektet përfituese të COX-1, dhe kështu që rritet rrisku i shqetësimeve në stomak dhe i ulcerë-s në stomak. Kjo është arsyeja se përse shumë njerëz që marrin aspirinë për të lehtësuar dhimbjet në artrite, vuajnë nga irritimi në stomak apo nga melena.

Në kontrast me IJSAI-të, COX-2 janë selektive. Ato mund të bllokojnë efektet inflamatore të COX-2, por besohet se mbajnë efektet mbrojtëse të COX-1.

Efektiviteti i COX-2

Pages: 1 2 3