Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbja e dhëmbëve

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja e dhëmbëve është një shqetësim i zakonshëm dentar. Dhimbja mund të ndihet në dhëmbin e prekur; megjithatë tek disa njerëz, dhimbja mund të duket sikur vjen nga koka, sinus-et, nofulla ose veshi. Shumica e njerëzve e përshkruajnë dhimbjen si ngacmuese dhe të vazhdueshme. Ndonjëherë dhimbja dhe ënjtja e nofullës mund të jenë shenjë e një infeksioni në dhëmbë ose e ndonjë abscesi.

Dhimbja e dhëmbëve zakonisht shkaktohet nga kalbëzimi i dhëmbëve, nga bakteret që gjenden në gojë dhe që janë prodhuese të acideve. Këto acide zbërthejnë sheqernat dhe atakojnë enamelin e dhëmbëve. Korrozion-i i enamelit të dhëmbëve mund të çojë në ekspozimin e pjesëve fundore të nervave të dhëmbëve, që është edhe shkaku se përse ndihet dhimbja. Dhimbja e dhëmbëve mund të ndodhë edhe nëse dhëmbi thyhet, humb mbushja, dhëmbi rivendoset ose si pasojë e sinoziteve (inflamacion i kaviteteve të sinuseve në fytyrë).

Tipikisht, dhimbja e dhëmbëve ndihet gjatë mbllaçitjesh dhe kur dhëmbët bëhen të ndjeshëm ndaj të ngrohtit dhe të ftohtit. Në varësi të dhimbjes, njerëzit mund të kenë edhe gjakrrjedhje rreth dhëmbit dhe mishrave të dhëmbëve të prekur. Nëse dhimbja largohet, ndoshta nervi i dhëmbit ka vdekur. Megjithatë kalbëzimi i dhëmbëve nuk ikën dhe dhëmbi do të vazhdojë të kalbëzohet deri sa atë ta trajtojë dentist-i. Nëse dhimbja intensifikohet ose ka ënjtje, qelizat përreth dhëmbit mund të jenë infektuar dhe kërkojnë trajtim.

Edhe pse një higjienë e mirë e gojës është e rëndësishme për parandalimin e kalbëzimit të dhëmbëve, arsye të tjera si faktorët e trashëgimisë dhe sasia e pakët e pështymës mund ta shkaktojnë atë. Pështyma ndihmon në parandalimin e kalbëzimit të dhëmbëve sepse neutralizon acidet dhe ndihmon pastrimin e acideve dhe baktereve nga goja.

Kontrollet e rregullta dentare parandalojnë kalbëzimin e dhëmbëve dhe operacionet madhore dentare, si ato të trajtimit të kanalit të rrënjëve të dhëmbëve.

Shkoni tek stomatologu (dentisti)

  • Nëse keni inflamacion (skuqje), absces ose ethe;
  • Nëse nuk ndiheni mirë;
  • Nëse keni nofull ose fytyrë të ënjtur;

Pages: 1 2