Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbja e fytit

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja e grykës e bën gëlltitjen të vështirë dhe të dhimbshme. Fyti juaj mund të ndihet i thatë dhe të duket i skuqur dhe zëri juaj mund të dëgjohet i ngjirur. Dhimbja e fytit është e zakonshme sepse shoqërohet zakonisht me të ftohurën.

Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga baktere ose viruse dhe zakonisht largohet vetë pas disa ditësh. Zakonisht nuk janë të nevojshme antibiotikët. Megjithatë, dhimbja e fytit mund të vijë edhe nga baktere streprokokale (një nga shkaqet e tonzilit-it). Nëse ky lloj infeksioni tek fëmijët dhe adoleshentët nuk trajtohet mund të sjellë ethe dhe reumatizëm (një sëmundje inflamatore që mund të prekë shumë organe të trupit).

Dhimbja e fytit mund të shkaktohet edhe nga refluks-i acid i stomaku-t, nga diçka që paraqitet në grykë ose nga irritimi për shkak të tymit të duhanit.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me dhimbje fyti është nën 12 vjeç;
  • Nëse keni vështirësi në frymëmarrje ose në të folur;
  • Nëse keni ethe, temperaturë mbi 39° C (ose 38° C për fëmijët);
  • Nëse keni dhimbje veshi, gjëndra të fryra, urtikarie ose të vjella;
  • Nëse keni dobësi ose mungesë fuqish;
  • Nëse dhimbja e fytit zgjat më shumë se një javë, ose rikthehet përsëri;
  • Nëse keni probleme me gëlltitjen që zgjat më shumë se dy javë;
  • Nëse keni vështirësi në të gëlltitur sepse fyti është i bllokuar;
  • Nëse keni pika të bardha dhe me qelb në bajame ose brenda në gojë e përreth buzëve;
  • Nëse keni njolla të bardha brenda gojës ose përreth buzëve, kryesisht nëse keni diabet ose astmë dhe përdorni steriode, sepse kjo mund të jetë shenjë e mugthit oral;
  • Nëse merrni ilaçe me recetë, në raste shumë të rralla, dhimbja e fytit mund jetë një shenjë e efekteve serioze anësore;
  • Nëse keni një valvul zemre artificiale ose keni patur ethet reumatizmale ose endokardit.

Këshilla mbi trajtimin

  • Marrja në mënyrë të rregullt e ilaçeve për dhimbjen e lehtëson atë;
  • Bërja e gargarë-s me ujë me kripë në masën një gotë uji (me ujë jo të ftohtë), duke shtuar në të një lugë të vogël kripe;

Pages: 1 2