Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme. Ato prekin shumicën prej nesh në kohë të caktuara. Shumë gjëra mund të shkaktojnë dhimbje koke, por për fat të mirë shumica e tyre nuk kanë një shkak serioz. Shumica e njerëzve janë të befasuar që një ndër shkaqet e zakonshme të dhimbjes së kokës është të ngrënit e akullores.

Rreth një në 3 njerëz përjetojnë dhimbje mjaft të ashpra menjëherë pas ngrënies së akullores ose pas ushqimeve të tjera ose pijeve jashtëzakonisht të ftohta. Zakonisht dhimbja është si një thikë ose diçka e rëndë që dhëmb, një ndjesi që zgjat për 10 deri në 20 sekonda. Ndonjëherë dhimbja zgjat për disa minuta, por kjo është shumë e rrallë. Ajo ndihet përgjithësisht ndërmjet ballit, por mund të ndihet edhe prapa syve ose në anë të kokës.

Shkaku ekzakt i shkaktimit të dhimbjes së kokës nga akullorja nuk është kuptuar plotësisht. Eksperiment-et tregojnë që dhimbja ndodh vetëm në kohë të ngrohtë, kur ndodh kontakti ndërmjet substancave të ftohta dhe pjesës së pasme të qiellzës (qiellza). Kjo sjell shfaqjen e dhimbjes.

Dhimbja e kokës nga akullorja nuk është shenjë e problemeve shumë serioze. Asgjë nuk mund të bëhet për të ndaluar ataket përveç shmangies së përdorimit të akullores ose gjërave të tjera të ftohta që bien në kontakt me qiellzën e gojës.