Dhimbja e kokës: Çfarë e bën serioze një dhimbje koke

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme dhe kanë shumë shkaqe. Edhe pse ato janë një burim i shpeshtë i stresit dhe ankth-it, dhimbjet e kokës janë shenjë shumë e rrallë e një sëmundjeje të rëndë. Shumë vuajtës të dhimbjes së kokës shqetësohen për të paturit e një tumor-i të trurit, por kjo është një ngjarje shumë e pazakontë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, që përfshijnë tensionin e dhimbjeve të kokës nga sinus-et dhe migrena.

Dhimbje koke nga tensioni

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është tensioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo lloj dhimbje prek rreth dy të tretat e të gjithë meshkujve dhe rreth 80% të të gjitha grave në vendet e zhvilluara. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht është ndjerë si dhimbje e shurdhët në të dy anët e kokës, ose si një ndjenjë e të paturit të një rripi të ngushtë rreth ballit. Ato zakonisht shfaqen rreth kohës së stresit. Ato mund të vijnë nga lodhja dhe nganjëherë nga një lexim i zgjatur.

Dhimbjet e kokës nga tensioni mendohet që të jenë për shkak të tkurrjes (shtrëngimit) të muskujve të qafës. Liruesit e dhimbjeve, të tilla si aspirina ose paracetamoli, zakonisht çlirojnë dhimbjet e kokës. Dushet e nxehta dhe masazh-et mund të ndihmojnë. Vuajtësit kronikë duhet të kenë kujdes që të mos bëhen shumë të varur nga këto lirues dhimbjesh dhe të kërkojnë për mënyra relaksuese dhe për shmangës të stresit.

Dhimbje koke nga sinuset

Dhimbjet e kokës nga sinuset janë një problem i zakonshëm që shumë njerëz i përjetojnë, veçanërisht kur ato kanë të ftohur ose grip.  Një rëndesë koke ose dhimbje që fillon nga sytë, ose në të dyja anët e hundës, janë simptomat e zakonshme. Dhimbja zakonisht është më e keqe kur koka është e kërrusur para.

Dhimbje nga migrena

Pages: 1 2