Dhimbja e kokës dhe përdorimi i medikamenteve

Përdorimi i tepërt i analgjetikëve (liruesve të dhimbjeve) nga njerëzit me dhimbje koke ose tensioni  kronik (në vazhdimësi) është goxha e përhapur (Revista e Neurologji-së, Neurokirurgji-së dhe Psikiatri-së më 2009, online më 11 Mars).

Një studim norvegjez gjeti pothuajse gjysmën (44%) e njerëzve që përjetonin dhimbje koke (për të paktën 15 ditë në muaj gjatë një periudhe 3 mujore). U bënë 5 pyetje  shqyrtuese në lidhje me varësinë e ilaçeve:

Pyetjet e shkallës së ashpërsisë së varësisë

  1. A mendoni se përdorimi i ilaçeve të dhimbjes së kokës janë jashtë kontrollit?
  2. Mungesa e marrjes së një doze a ju bën që të ndiheni në ankth dhe të shqetësuar?
  3. A shqetësoheni ju rreth përdorimit të ilaçeve të dhimbjes së kokës?
  4. A dëshironi ti ndaloni?
  5. Sa të vështirë e keni ju që ti ndaloni ato ose të dilni pa ilaçet tuaja të dhimbjes së kokës?

Medikamentet më të shpeshta të mbipërdorura ishin liruesit e dhimbjeve, 65% analgjetikë të thjeshtë (p.sh. paracetamol) dhe 27% nga përdorimi i kombinuar i analgjetikëve që përmbanin 2 ose më shumë lirues dhimbjesh). Grupe të vogla të njerëzve ishin duke përdorur triptans ose ergotaminë (vetëm ilaçet me recetë për migrenë) ose opioide (psh. kodein).

Klinika e asociuar e Profesorit Richard Stark, një neurolog në departamentin e mjekësisë në Universitetin Monash, tha se përdorimi i tepruar i ilaçeve për dhimbje koke nga njerëzit  ishte e zakonshme dhe ndoshta edhe më e lartë se në studimin norvegjez.

Autorët e studimit thanë se rezultatet ishin shqetësuese në lidhje me të dhënat e dhimbjeve të kokës (3 deri në 4% të popullsisë së përgjithshme) dhe nga fakti që përdorimi i ilaçeve shpesh përkeqësonte simptomat e dhimbjes së kokës.

“As analgjetikët e thjeshtë nuk janë ilaçe të sigurta në menaxhimin e dhimbjes së kokës”, thanë ata. “Në fakt, të gjitha ilaçet e dhimbjes së kokës kërkonin ndërgjegjësimin ndaj mundësisë së mos përdorimit të tepruar”.

Pages: 1 2