Dhimbja e kokës: Opsionet e trajtimit

Një sërë produktesh të ndryshme janë të pranishme në farmaci për trajtimin e dhimbjes së kokës.

Analgjetikët e thjeshtë

Shumica e njerëzve marrin ndihmë nga një analgjetik i thjeshtë siç është paracetamoli, me shumë pak efekte anësore. Aspirina është konsideruar si një analgjetik i thjeshtë edhe pse ajo në të vërtetë është një ilaç josteroidal anti-inflamator (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug). Duhet të ndaloni marrjen e aspirinave nëse dispepsi ose ënjtja ndodh. Aspirina nuk duhet të përdoret tek fëmijët nën moshën 12 vjeç, me përjashtim kur jepet në bazë të këshillave mjekësore.

Produktet e thjeshta analgjetike përfshijnë paracetamolin (Herron, Panadol, Tylenol) dhe aspirinë-n (Aspro, Disprin).

Kombinimi analgjetik

Nëse keni dhimbje koke, duhet të provoni njëherë analgjetik të thjeshtë. Duhet të vini re që produktet e përmbajtjes së kodein-ës mund të shkaktojnë kapsllëkun. Aspirina përmban përbërës që kanë lidhje me efektet anësore gastrointestinal-e.

Produktet e kombinuara që përmbajnë paracetamol plus kodeinë janë: Codral për lirimin e dhimbjeve, Mersyndol Daystrength dhe Panadeine.

Ilaçet jo steroidale anti – inflamatore (IJSAI)

Nuk duhet të merrni IJSAI, nëse keni ulçerë, dispepsi ose probleme të tjerë gastrointestinale. Gjithashtu duhet ti përdorni ato me kujdes sidomos nëse keni astmë, sëmundje të veshkave apo dehidratim. Nëse dhimbjet e migrenë-s nuk i përgjigjen analgjetikë-ve të thjeshtë, IJSAI mund të jetë shumë i dobishëm.

IJSAI përfshijnë ibuprofen (Act-3, Actiprofen, Tri-Profen dhe Nurofen) dhe naproksen (Naprogesic). Ibuprofen është konsideruar si ngacmuesi i fundit i IJSAI.

Suplementet

Suplementet që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës përfshijnë magnez dhe çaj mente.