Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbja e kokës

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja e kokës mund të ndodhë në një apo të dy anët e kokës, para ose prapa saj. Dhimbja mund të fillojë në një anë dhe të kalojë në anën tjetër. Dhimbja e kokës mund të shkaktohet ose të përkeqësohet nga shumë gjëra, duke përfshirë mungesën e ajrit të pastër, mungesën e të ushqyerit, tendosjen e syve, stresin, konsumimin e tepërt të alkool-it, presionin e lartë të gjakut dhe përdorimin e tepërt të kafeinë-s. Dhimbja e kokës nga tensioni është lloji më i zakonshëm. Ajo zakonisht është e butë, me dhimbje në të dyja anët e kokës dhe tenton që të përkeqësohet gjatë ditës, ose nëse ju jeni të stresuar. Ajo mund të ndihet si një fasho e shtrënguar fortë në kokë, ose si një peshë presioni në kokën tuaj. Llojet e tjera të dhimbjeve të kokës përfshijnë sinozitin dhe përdorimin e tepërt të ilaçeve të kokës. Sinoziti zakonisht fillon si një dhimbje e shurdhët në një anë të kokës dhe më pas shpërndahet në të gjithë kokën. Përkulja, kollitja ose teshtitja mund ta përkeqësojnë atë. Bllokimi i sinus-eve zakonisht shkakton dhimbje, kështu që është e rëndësishme për të kërkuar trajtim. Përdorimi i tepruar i ilaçeve të dhimbjes së kokës mund të zhvillohet nga marrja e ilaçeve qetësuese të dhimbjeve (an-algjezi-kë) për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse ato përmbajnë kodein. Këto dhimbje koke janë të përkeqësuara në mëngjes, ndihen si një dhimbje koke tensionuse dhe kërkojnë një rritje të konsumimit të ilaçeve për lirimin e dhimbjeve dhe për t’i trajtuar ato.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse shtrirja përkeqëson dhimbjen tuaj të kokës;
  • Nëse lodhja e përkeqëson dhimbjen tuaj të kokës;
  • Nëse dhimbja juaj e kokës është shumë e fortë dhe e menjëhershme;
  • Nëse për herë të parë ju keni një dhimbje koke të rëndë, veçanërisht nëse ju jeni mbi 50 vjeç;
  • Nëse kohët e fundit keni patur një dëmtim të kokës (brenda 3 muajve) ose keni një humbje të koshiencës;
  • Nëse keni shqetësime vizual-e, temperaturë, të vjella apo ndjeshmëri ndaj dritës (kjo mund të jetë migrenë);

Pages: 1 2