Shkaqet

Qafa juaj është një strukturë ndërlidhëse komplekse që përbëhet nga kocka, nyje, nerva, muskuj, tendone dhe ligament-e. Detyra kryesore e saj është që të mbajë peshën e kokës tuaj, që është rreth 5 kilogram, pra një detyrë padyshim e rëndësishme. Përveç kësaj është edhe kërkesa që koka duhet të lëvizë lart e poshtë dhe anash në të dy krahët (dhe kjo në të njëjtën kohë), plus fakti që qafa formon një tip kanali për kordën shpinore, mban enët e gjaku-t që lëvizin gjakun nga trupi në kokë dhe anasjellas dhe përmban enët e lëvizjes së ajrit dhe ushqimit, një pjesë shumë komplekse e organizmit. Pa dyshim, që kur kemi dhimbje në qafë nuk ndihemi mirë dhe kjo jo vetëm me raste, por për disa njerëz bëhet e shpeshtë.

Strukturat kryesore fizike të qafës janë shtatë vertebrat ndërlidhëse. Ato quhen vertebrat cervikale, që njihen si vertebrat me numër nga C1 në C7. C1 – e njohur si atlas, është më afër kokës, e ndjekur nga C2, që njihet si aksi (boshti). Çdo vertebër ështe e lidhur me njëra – tjetrën me nyje të përbashkëta dhe midis vertebrave janë disqet ndërmjet vertebrave — në formë jastëku të butë kryesisht të tipit kërc-or që veprojnë si absorbues të goditjeve.

Kur duhet të kërkoj trajtim mjekësor të menjëhershëm për dhimbjen e qafës?

Disa dhimbje qafe që vijnë pas një plagosjeje të qafës mund të jenë problem serioz dhe duhet që të takoni menjëherë mjekun. Gjithashtu, nëse keni probleme me dhimbjen e qafës dhe keni simptoma si humbje e kontrollit të fshikëzës së urinës, dhimbje therëse, mpirje, dhimbje ose dobësi të krahëve dhe këmbëve, kryesisht nëse këto simptoma bëhen më të shpeshta ose përkeqësohen, duhet të takoni menjëherë mjekun.Dhimbja e qafës dhe bllokimi i saj që shoqërohen me dhimbje koke dhe dobësi mund të jenë shenja meningjiti (një infeksion i membranave të qelizave që rrethojnë trurin dhe kordën shpinore). Meningjit-i është një sëmundje serioze dhe duhet që të kërkoni në mënyrë të menjëhershme trajtim mjekësor për veten tuaj dhe fëmijën nëse keni këto simptoma.

Simptomat e dhimbjes së qafës

Pages: 1 2 3 4 5