Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbja tek fëmijët

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja është mënyra e reagim-it të trupit që diçka nuk po shkon mirë. Dhimbja mund të shkaktohet nga plagosja, si prerja ose djegia, ose nga sëmundjet, siç mund të jenë acarimi i grykëve ose infeksioni i veshit. Dhimbja mund të jetë akute, që do të thotë se fillon menjëherë ose kronike që do të thotë se zgjat më shumë, p.sh. javë ose muaj.

Nuk është e lehtë të dini nëse fëmija juaj ka dhimbje, ose të dini shkakun, sepse bebet dhe fëmijët e vegjël nuk janë të aftë t’ju tregojnë nëse kanë dhimbje apo jo. Një fëmijë nuk është e thënë që të qajë për të treguar se ka dhimbje, sepse disa fëmijë mund të bëhen shumë të urtë dhe të tërhequr. Fëmijët më të rritur mund të tregojnë se ku e kanë dhimbjen, por shumë prej tyre kanë vështirësi për t’a përshkruar atë, si p.sh. sa e fortë është dhimbja ose si filloi. Për fëmijët e vegjël, që ata të tregojnë nivelin e dhimbjes mund të përdoret një shkallëzim me pamje, ndërsa tek fëmijët më të rritur mund të përdoret një shkallëzim numerik.

Shenjat që bebja ose fëmija ka dhimbje sjellin gjithashtu edhe ndryshime në sjellje si p.sh:

  • Qëndrim të urtë ose tërheqje;
  • Të qara pa ndonjë arsye;
  • Mërzitje, ankth ose frikë;
  • Mos ngrënie ose mos fjetje të mjaftueshme;
  • Fërkim të veshëve (shpesh një shenjë dhimbjeje të veshëve);
  • Evitim të aktiviteve që përkeqësojnë dhimbjen.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse fëmija është nën dy vjeç;
  • Nëse keni shqetësime se dhimbja është shenjë e diçkaje serioze;
  • Nëse fëmija është i zbehtë ose është vështirë për ta zgjuar;
  • Nëse fëmija ka kriza ose konvulsion;
  • Nëse fëmija zhvillon përskuqje ose ngërç të qafës;
  • Nëse fëmija refuzon të hajë për më shumë se 24 orë, ose ka të vjella të vazhdueshme ose diarre;
  • Nëse fëmija ka temperaturë të lartë;
  • Nëse fëmija fërkon veshët dhe kjo mund të jetë shenjë e infeksionit të veshëve;
  • Nëse dhimbja nuk reduktohet pas përdorimit të ilaçeve lehtësuese të dhimbjes për 24 orë;

Pages: 1 2