Dhimbjet e kokës: Llojet e ndryshme

Dhimbja e kokës është një nga sëmundjet më të zakonshme. Por jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta. Vendndodhja e dhimbjes, se sa e rëndë është, sa kohë zgjat, sa shpesh ndodh dhe nganjëherë se çfarë sjell dhimbja, janë disa nga indikator-ët që mjekët përdorin për të përcaktuar llojet e ndryshme të dhimbjes së kokës.

Të njohurit e llojit të dhimbjes së kokës mund t’ju ndihmojë juve dhe doktorin pët të menaxhuar dhe trajtuar dhimbjen e saj.

Dhimbje koke e tensionuar

Përfaqëson llojin më të zakonshëm të dhimbjes së kokës. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë përjetuar dhimbjen e kokës së tensionuar. Dhimbja e tensionuar e kokës:

  • E qëndrueshme, puls-im jo i butë për dhimbje të moderuar; zakonisht në të dyja anët e kokës, dhe nganjëherë shtrihet në qafë dhe supe;
  • Ndihet si një fasho që shtrëngon fort rreth kokës;
  • Mund të ndodhë shpesh;
  • Mund të zgjasë për 30 minuta në disa ditë, por shumica e sulmeve janë afatshkurtër;
  • Mund të vijë nga shkaktarë të ndryshëm, duke përfshirë stresin, mungesën e gjumit dhe gjendjen e dobësisë.

Dhimbje migrene

Rreth 15% e të rriturve kanë migrenë. Femrat janë të prekura 2-3 herë më shumë sesa meshkujt. Tek femrat  luajnë një rol edhe hormonet. Dhimbja e migrenës:

  • Dhimbje e ngrirë zakonisht në një pjesë të kokës;
  • Mund të paraprihet nga një simptomë e aurës, siç është modeli që lëviz ose një dritë që pulson;
  • Shpesh ka efekte të mëdha negative dhe shoqërohet me përzierje dhe ndonjëherë të vjella;
  • Mund të zgjasë nga 4 orë deri në disa ditë;
  • Mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritave të forta;
  • Zakonisht vjen si rezultat i historisë familjare;
  • Mund të vijë si rezultat i stresit, disa ushqimeve, ndryshimit të kohës, mungesës së ushqimit, mungesës së gjumit, ashtu sikundër edhe një sërë faktorësh të tjerë.

Dhimbja e fortë e kokës

Kjo ndodh relativisht shumë rrallë, dhimbjet e forta të kokës janë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek gratë. Dhimbjet e forta  mund të prekin njerëzit e të gjitha moshave, por fillimi është më i zakonshëm ndërmjet moshës 20 dhe 40 vjeçare. Dhimbja e fortë e kokës:

Pages: 1 2 3