Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbjet e përgjithshme dhe dhimbjet muskulare

Informacion i përgjithshëm

Dhimbjet e përgjithshme dhe dhimbjet muskulare shkaktohen shpesh nga përdorimi i sforcuar ose përdorimi i tepruar i muskujve. Dhimbjet më të rënda të muskujve janë shoqëruar nga ënjtja dhe lëvizjet e kufizuara nënkuptojnë se muskujt, ligament-et ose tendinat (tendinë) janë dëmtuar, ndrydhur apo  tensionuar (zakonisht në një sport ose plagosje aksidentale).

Para se ju t’i trajtoni, vlerësoni nëse ju keni dhimbje të përgjithshme apo dhimbje nga përdorimi i tepruar, ose në qoftë se ajo është diçka më serioze, e lidhur p.sh. me dëmtimin.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni një humbje serioze të lëvizjes të lidhur me dhimbjen;
  • Nëse nuk mund të vendosni pesha në nyje;
  • Nëse zona e dëmtuar duket e deformuar;
  • Nëse dhimbja është e rëndë, ka ënjtje në zonë ose zona ndihet e ngrohtë;
  • Nëse dhimbja ose parehatia juaj nuk është përmirësuar pas trajtimit;
  • Nëse dhimbja është nga një lëndim i shpinës që është përhapur më pas në këmbë;
  • Nëse dhimbja përkeqësohet gjatë ditës, si p.sh. në gjunjët ose dhimbjet e ijes;
  • Nëse keni simptoma të tjera, si p.sh. ngurtësi të nyjeve në mëngjes ose mpirje;
  • Nëse keni një dhimbje muskulare dhe një gjendje mjekësore ose merrni ilaçe të caktuara, të tilla si ato që ulin nivelin e kolesterol-it;
  • Nëse personi është fëmijë ose i moshuar, ato mund të jenë më shumë të ndjeshëm ndaj disa ilaçeve;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji; ilaçe të caktuara nuk do të jenë të përshtatshme;
  • Nëse dhimbja juaj vazhdon përtej shtatë ditëve.

Nëse keni ndonjë nga këto raste, hetimi i dhimbjeve të muskujve nga ana profesionistit tuaj shëndetësor është i rekomandueshëm, edhe nëse ajo konfirmon se nuk ka asgjë seriozisht problematike.

Këshilla mbi trajtimin

  • Dhimbje të përgjithshme të muskujve, ngurtësi ose dhimbje të shkaktuara nga mbipërdorimi mund të lirohen nga ndonjë prej xhelave anti-inflamatorë;
  • Për dhimbjet dhe ngurtësitë e përgjithshme të muskujve, ushtrimet e lehta, masazhimi dhe ilaçet ndihmojnë rivendosjen e mobilitetit;

Pages: 1 2