Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Dhimbjet e periodave – Informacion i përgjithshëm

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja e periodave mund të shkaktohet nga krijimi i një substance që quhet prostaglandina, që prodhohet nga uterus (mitra), që sjell një dhimbje tip ngërçi në abdomen-in e poshtëm dhe stomak. Dhimbja mund të ndodhë pak përpara se të fillojë gjakrrjedhja mesntruale, por zakonisht ikën pas nja dy ditësh pasi fillojnë periodat. Dhimbja e periodave quhet dismenorre.

Nëse dhimbja e periodave zgjat më shumë se dy ditë, ose dhimbja ndodh për herë të parë tek gratë e moshës 30–40 vjeçare, mund të ekzistojnë shkaqe më serioze dhe duhet bërë një vizitë tek mjeku.

Femrat preken zakonisht nga dhimbja e periodave në adoleshencën e vonë dhe midis moshës 20 vjeçare. Forca e dhimbjeve është në varësi të moshës kur fillojnë për herë të parë periodat, nëse periodat janë të zgjatura, nëse gjakrrjedhja është e madhe dhe nëse femra pi duhan.

Simptomat e shoqëruara me dhimbjen e periodave janë:

  • Përzierjet;
  • Të vjellat;
  • Diarre;
  • Kapsllëku;
  • Dhimbjet e shpinës;
  • Lodhja;
  • Dhimbjet e kokës;
  • Fryrjet;
  • Dhimbjet e këmbëve;
  • Forcimi i gjoksit ose dhimbjet në gjoks.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse dhimbja vazhdon përtej dy ditëve të para të periodave ose përkeqësohet pas fillimit;
  • Nëse dhimbja është e fortë ose përkeqësohet pas çdo periode;
  • Nëse keni më shumë dhimbje të shpërndarë se sa dhimbje nga ngërçi;
  • Nëse ilaçet e farmacisë nuk e kontrollojnë më dhimbjen;
  • Nëse gjakrrjedhja menstrual-e bëhet edhe më e fortë;
  • Nëse keni ethe dhe ndiheni të lodhur;
  • Nëse keni derdhje ose gjakrrjedhje jonormale vagina-e;
  • Nëse keni dhimbje edhe në ditë të tjera përveç atyre përpara ose pas periodave ose dhimbje në ditët e fundit të periodave;
  • Nëse përdorni pajisje intrauterin-e (IUD) për kontracepsion;
  • Nëse merrni ilaçe të tjera ose keni gjendje të tjera shëndetësore;
  • Nëse keni dehidratim për shkak të veprimtarisë ose keni diarre;
  • Nëse keni alergji nga ilaçet;
  • Nëse keni gjakrrjedhje vaginale postmenopauzale.

Këshilla mbi trajtimin

  • Vendosni një shishe me ujë të ngrohtë në bark për të lehtësuar dhimbjen
  • Disa ilaçe janë shumë efektive sepse e trajtojnë shkakun e dhimbjes së periodave

Pages: 1 2