Dhimbjet muskulare

Dhimbjet muskulare mund të shkaktohen nga mungesa e aktivitetit të muskujve ose përdorimi i tepruar i tyre. Dhimbjet më të rënda të muskujve të shoqëruara nga ënjtjet dhe lëvizjet e kufizuara ose nxirjet nënkupton se muskujt, tendinat (tendinë) ose ligament-et janë shqyer ose dëmtuar, p.sh. nga ndrydhja apo presionet.

Kur duhet të kërkoni këshillën mjekësore?

Ju duhet të kërkoni këshillën mjekësore kur:

  • Ju keni një humbje serioze të lëvizjeve;
  • Dhimbja juaj është e fortë;
  • Ju nuk jeni në gjendje që të mbani pesha në një këmbë ose të përdorni një krah;
  • Zona është e fryrë dhe/ose e ngrohtë për t’u prekur, ose ju keni një nxirje të madhe;
  • Dhimbjet ose parehatia nuk janë përmirësuar pas një trajtimi vetëkujdesjeje; ose
  • Dhimbja është nga shpina ose nga dëmtimi i qafës.

Çfarë mund të bëni ju?

Ndrydhja, tkurrja ose dëmtime të tjera të indeve të buta janë trajtuar më së miri nga terapia RICE (Rest Ice- Compression-Elevation) për 48-72 orët e para.

  • Pushimi — mos bëni ushtrime të mëtejshme për 48-72 orët e tjera.
  • Akulli — aplikoni akullin për 10 minuta çdo 2-3 orë.
  • Kompresat — përdorni një tyl firme ose fashë elastike për të ndihmuar kufizimin e ënjtjes.
  • Ngritja — mbani pjesën e dëmtuar të trupit të ngritur për t’ju ndihmuar në uljen e ënjtjes.

Mos e vendosni akullin direkt në lëkurën tuaj. Përdorni një pako akulli duke ndjekur instruksionet e prodhuesit ose hidheni akullin në një peshqir.

Pas 72 orësh në përgjithësi indet e dëmtuara fillojnë të shërohen dhe më pas mund të aplikohet ngrohje dhe masazh. Është e këshillueshme të konsultoheni me një mjek ose fizioterapi-st përpara se të filloni trajtimet e të ngrohtit dhe aktivitetin fizik, për të shmangur rrezikun e dëmtimit të indeve të mëtejshme.

Dhimbjet e muskujve, ngurtësimi i shkaktuar nga përdorimi i tepruar apo i pastërvitur mund të lirohet nga produktet anti-inflamatore ose ngrohësit. Këto nuk duhet të aplikohen në lëkurë të dëmtuar ose pranë syve apo mukozës dhe nuk duhet të përdoren veshje të ngushta. Ju duhet gjithashtu të siguroheni që keni larë duart tuaja para se të aplikoni krem, xhel, locione.

Pages: 1 2