Diabeti dhe ditët e sëmundjes

Kur ju nuk jeni mirë, ju keni nevojë që të merrni një kujdesje shtesë. Trupi i një personi me diabet, kur ai është i sëmurë, rrit prodhimin e hormoneve të stresit, çka bën që niveli i glukozë-s në gjak të rritet.

Kujdesuni që të keni një listë kontakti të telefonave të mjekut tuaj, spitalit ose ambulancës. Nëse është e mundur, një mik ose një i afërt është mirë që të vijë vazhdimisht për t’ju parë.

Marrja e insulinës kur je sëmurë

Kur ju jeni sëmurë, vazhdoni të merrni dozën tuaj normale të insulinës. Asnjëherë mos ndaloni të merrni ose të reduktoni dozën e insulinës.

Ndonjëherë kur jeni sëmurë ju mund të keni nevojë për më shumë insulinë ose për një dozë shtesë të insulinës. Kontaktoni me doktorin tuaj nëse sëmundja juaj zgjat për më shumë se një ditë ose nëse ju villni më shumë se 3 herë në ditë, diskutojeni me mjekun pasi ka mundësi që nevojat për insulinë mund të ndryshojnë.

Të ngrënit kur je sëmurë

Hani në varësi të asaj sesi ju ndiheni dhe se çfarë ushqimesh ju mund ti toleroni organizmit tuaj. Nëse ju nuk mund të hani ushqimet tuaja të zakonshme, hani pak porcione në intervale të rregullta kohore, p.sh. hani tost, oriz të zier, supë ose akullore.

Nëse ju nuk mund të hani ushqim, merrni lëngje.

Përfshini lëngje me karbohidrate (siç janë lëngjet e frutave ose limonadat) nëse glukoza juaj në gjak është poshtë 15 mmol/l ose lëngje pa sheqer (si ujë me soda ose limonadë dietike) nëse niveli i glukozës në gjak është mbi 15 mmol/l.

Dehidratimi kur je sëmurë

Niveli i lartë i glukozës në gjak, të vjellat dhe diarre-ja, të gjitha të çojnë në dehidratim. Ju do të keni nevojë që të pini shumë, por është e rëndësishme se çfarë ju pini, bazuar në nivelin tuaj të glukozës në gjak.

Nëse niveli juaj i glukozës në gjak është më shumë se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini lëngje pa sheqer siç është uji, lëngje të pastra, çajra ose limonadë dietike.

Nëse niveli juaj i sheqerit në gjak është më pak se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini pije me sheqer, siç janë limonatat e zakonshme ose lëng molle.

Të ushtruarit kur je sëmurë

Pages: 1 2